
Pas masakrës në një shkollë në Beograd, Ministri i Edukimit jep dorëheqjen!
Dritare.net
Ministri serb i Edukimit, Branko Ruzhiq, përmes një postimi në twitter ka bërë të bërë të ditur dorëheqjen e tij.
Ky vendim ka ardhur pasi një nxënës i shkollës fillore “Vladisllav Ribnikar” në Vraçar të Beogradit, ka vrarë tetë nxënës me armë zjarri, si dhe një roje të sigurisë.
Si pasojë e sulmit janë plagosur edhe gjashtë nxënës tjetër, dhe mësuesi që ka qenë në klasë.
Në lidhje me këtë vendim të Ministrit të Edukimit, presidenti Aleksandër Vuçiq nuk ka dhënë asnjë reagim.
"Nuk dua te flas rreth kësaj. Ka situata kur nuk mund të kuptosh pse po ndodh diçka dhe pse dikush po e bën atë”, u shpreh Vuçiq.
Përveç kësaj, Vuçiq ka lënë të kuptohet se do të ketë ngjarje interesante politike deri në fund të majit, si përgjigje në pyetjen për dorëheqjen e Ruzhiqit.
“Kam biseduar me Ruzhiqin dhe Ana Bërnabiqin dhe deri në fund të muajit do të marrim vendime të rëndësishme. Ne nuk jemi këtu për t'u shqetësuar për vendet tona, por për të mbrojtur vendin dhe që Serbia të ecë përpara”, tha Vuçiq.
Ky vendim vjen pak ditë pas një ndër masakrave në Serbi, ku 13-vjeçari Kosta Koçmanovi nxënës i shkollës fillore “Vladisllav Ribnikar” në Vraçar të Beogradit, ka vrarë tetë nxënës me armë zjarri dhe rojën e shkollës./A.ZH-dritare.net

















