Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

14-vjeçari hap zjarr në shkollë, vriten 8 fëmijë!

14-vjeçari hap zjarr në shkollë, vriten 8 fëmijë!

Rreth orës 8:40 të mëngjesit të sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Beograd, Serbi.

Mediat serbe raportojnë se ka pasur të shtëna me armë zjarri në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar. Mësohet se një djalë 14-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar 9 viktima, mes tyre 8 fëmijë dhe roja i shkollës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ministrat Branko Ruzhiç dhe Danica Grujiçiç, si dhe Veselin Miliç, shef i Departamentit të Policisë për qytetin e Beogradit.

Tre prej nxënësve janë transferuar në Tirsovë, ku njëri prej tyre është në rrezik për jetën, ku i njëjti ka hyrë në sallë të operacionit me lëndime në kokë, ndërsa dy të tjerë janë në terapi intensive.

Policia ka bërë të ditur se i mituri është arrestuar, ndërsa arma që është përdorur dyshohet të jetë e babait të nxënësit./A.ZH-dritare.net