Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Albin Kurti kërkon zbatim të menjëhershëm dhe të plotë të marrëveshjes së Ohrit!

Albin Kurti kërkon zbatim të menjëhershëm dhe të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postmi në tëitter ka kërkuar zbatim të plotë dhe të menjëhershëm të marrëveshjes së arritur në më 18 mars në Ohër me Serbinë.
Kurti ka thënë se nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm, duke përmendur se kishin harxhuar dy vjet në negociata për këtë marrëveshje.
Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër/Ohrid, HR/VP i BE-së. JosepBorrellF, shpalli zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa", shkran Kurti
Më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kurti dhe Vuçiç pas më shumë se 10 orë bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian. Në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të pranuar parimisht gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt./A.ZH-dritare.net