Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kurti dhe Vuçiç miratojnë Deklaratën për të gjetur 1.600 të zhdukur gjatë luftës së Kosovës!

Kurti dhe Vuçiç miratojnë Deklaratën për të

Bashkimi Evropian ka publikuar Deklaratën për të Zhdukurit, të cilën e miratuan kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin në Bruksel. Në Deklaratë, BE-ja ka bërë të ditur se përfshihen edhe të zhdukurit me dhunë. Sipas Deklaratë së BE-së, puna do të mbikëqyret nga një Komision i Përbashkët që do të kryesohet nga BE-ja dhe do të mbikëqyret nga Kryqi i Kuq. Gjithashtu, është kërkuar qasje e plotë në të gjithë dokumentet, incizimet dhe vende të tjera ku mund të ketë informacione për ta bërë sa më të lehtë gjetjen e të zhdukuruve nga periudha 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000.

Deklarata e plotë e BE-së:

"Duke e theksuar rëndësinë e zgjidhjes së fatit të Personave të Zhdukur, për t’i dhënë fund vuajtjeve të dashurve të tyre dhe për të nxitur pajtimin dhe paqen e qëndrueshme,

Duke pasur parasysh se kjo Deklaratë ndjek mirëkuptimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (IRCR) për Personat e Zhdukur, që përfshin personat e zhdukur me forcë,

Duke kujtuar se të gjitha kategoritë e Personave të Zhdukur, do të trajtohen me prioritet të njëjtë,

Duke pranuar punën e rëndësishme të bërë nëpërmjet Grupit të Punës për Personat e Zhdukur, i kryesuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar,

Inkurajimi i bashkëpunimit me akterë tjerë relevantë në fushën e Personave të Zhdukur, në veçanti me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP),

Duke njohur çështjen e Personave të Zhdukur si çështje humanitare,

Duke vënë në dukje nevojën urgjente për përpjekje shtesë për të lehtësuar vuajtjet njerëzore të familjeve,

Ne angazhohemi së bashku:

- Për të siguruar zbatimin e plotë të angazhimeve përkatëse në fushën e Personave të Zhdukur,

- Për të bashkëpunuar ngushtë për identifikimin e vendeve të varrimit dhe për të pasuar më pas gërmimet,

- Për të siguruar qasjen e plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë të gjenden dhe identifikohen Personat e Zhdukur brenda periudhës kohore 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000. Kjo përfshin të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, audio-incizimet, dhe çdo dokument tjetër përfshirë edhe ato që kanë statusin e klasifikuar, nën posedimin e institucioneve të dyja palëve, që janë të rëndësishme për këtë kontekst,

- Për të vënë në dispozicion të gjitha dokumentet vendore dhe ndërkombëtarë me rëndësi për përcaktimin e fatit të Personave të Zhdukur, për të përdorur të dhënat satelitore, LIDAR dhe teknologji tjera në zbulimin e varreve masive,

- Për të mundësuar dhe inkurajuar angazhimin aktiv të familjeve të Personave të Zhdukur në procesin e identifikimit të fatit të tyre,

- Për të siguruar në mënyrë adekuate të drejtat dhe adresimin e nevojave të familjeve të Personave të Zhdukur,

- Të krijojnë dhe punojnë së bashku nëpërmjet një Komisioni të Përbashkët të kryesuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbikëqyrur nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar (ICRC) me synim për të mbështetur përpjekjet për zgjidhjen e fatit të Personave të Zhdukur,

- Të monitorojë dhe mbështesë punën për progresin e bërë nga Grupi Punues për Personat e Zhdukur nëpërmjet Komisionit të Përbashkët,

Në këtë kontekst, palët do të rishikojnë dhe përditësojnë Kushtet e Referencës dhe Kornizën e përgjithshme të Grupit Punues, detajet operacionale do të bihen dakord në takimin e radhës të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve."/K.C/dritare.net