Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Përdhunimi i 11-vjeçares/ Abdixhiku: Alarm i dhimbshëm për shoqërinë tonë!

Përdhunimi i 11-vjeçares/ Abdixhiku: Alarm i dhimbshëm për

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar për skandalin e përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë nga 5 persona.

Përmes një postimi në rrjetin social "Twitter", i pari i LDK-së shtoi se ky është akt që kapërcen çdo ndjenjë njerëzore dhe se ngjarja është një alarm i dhimbshëm për shoqërinë.

"I trishtuar nga lajmi shokues i përdhunimit të një fëmije 11 vjeçe. Akt që kapërcen çdo ndjenjë njerëzore. Një alarm i dhimbshëm për shoqërinë tonë. Dënim maksimal - asgjë më pak - për monstrumët e këtij akti.", shkruan ai,/M.K/dritare.net