Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Klinton: Krenar që ndalëm spastrimin etik në Kosovë

Klinton: Krenar që ndalëm spastrimin etik në Kosovë
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton, po qëndron në Kosovë, në kuadër të festimeve për 20 vjetorit të tërheqjes së trupave serbe dhe çlirimit të vendit.

Klinton, që aso kohe ishte President i SHBA, dha urdhër që trupat e NATO-s të nisnin bombardimet mbi bazat e ushtrisë serbe.

"Kosova meriton të jetë në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në çdo organizatë ndërkombëtare si vend i lirë e i pavarur, " Clinton.

“Isha i lumtur që pasardhësi im, presidenti George W.Bush njohu Kosovën, besoj vetëm një ditë pasi ju shpallët pavarësinë”, tha Clinton.

Clinton tha se ndihej krenar që ishte president i SHBA-së në kohën ishte marrë vendimi për ndërhyrje ushtarake në Kosovë.

“Unë gjithmonë do të jam krenar me faktin se unë isha president i SHBA-së në kohën kur ju patët nevojë që dikush të ngritet dhe ta thotë se nuk ka më spastrim etnik, nuk ka më përndjekje të njerëzve nga shtëpitë e tyre, jo më vrasje të civilëve të pafajshëm”, tha Clinton./ I.M-Dritare.net