Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Këto thënie do jua bëjnë mbrëmjen e Krishtlindjeve të magjishme!

Këto thënie do jua bëjnë mbrëmjen e Krishtlindjeve
Dritare.net ju sjell disa nga thëniet më të bukura për Krishtlindje, që këtë mbrëmje ta kaloni sa më bukur dhe sa më të lumtur pranë njerëzve tuaj të dashur.

“Krishtlindjet na japin neve mundësinë të bëjmë një pushim dhe të reflektojmë mbi rëndësinë e gjërave që na rrethojnë”,- David Cameron

“Nëse nuk i bëjmë Krishtlindjet rast për të ndarë bekimet tona, e gjithë bora e Alaskës nuk do t’i zbardhë ato”,- Bing Crosby

“Shpirti i Krishtlindjeve është shpirti i të dhënit dhe të falurit”,- James Cash Penney

“Parajsa do qëndrojë në tokë, kur ne të jetojmë Krishtlindjet çdo ditë”,- Helen Steiner Rice

Unë do t’i nderoj Krishtlindjet në zemrën time, dhe do mundohem t’i mbaj aty gjatë gjithë vitit”,- Charles Dickens

“Zemrat tona bëhen më të buta me kujtimet e fëmijërisë dhe dashurinë për të afërmit. Ne jemi më të mirë në shpirt, gjatë vitit, nëse bëhemi fëmijë për Krishtlindje”, - Laura Ingalls Wilder

Ideja ime për Krishtlindje, e demode apo moderne, është shumë e thjeshtë; Duaj të tjerët! Mendoni një moment, pse na duhet të presim Krishtlindjet për ta bërë këtë”, -Bob Hope

Gjëja më e mirë e dhuratave poshtë pemës? Prania e një familje të lumtur dhe të bashkuar”, - Burton Hills

“Ai që nuk ka Krishtlindje në zemrën e tij, nuk do i gjejë kurrë poshtë pemës”,- Roy L. Smith

“I bekuar është sezoni që angazhon gjithë botën në një komplot dashurie”, - Hamilton Wright Mabie

Dhurata si koha dhe dashuria janë ingredientët kryesorë të një Krishtlindje të lumtur”, - Peg Bracken

Krishtlindjet janë vërtet Krishtlindje kur festojmë duke u dhënë dritë atyre që kanë nevojë më së shumti”,- Ruth Carter Stapleton./E.B-dritare.net