Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Këshilla frymëzuese rreth mëmësisë nga Hillary Clinton!

Këshilla frymëzuese rreth mëmësisë nga Hillary Clinton!
Hillary Clinton ka një vajzë dhe tre nipër dhe mbesa. Ajo gjithmonë është shprehur për rolin e mëmësisë në jetë dhe në punën e saj. Nëna e autores Chelsea Clinton dhe gjyshja e tre fëmijëve të saj Charlotte, Aidan and Jasper, në syrin e publikut ka ndarë grimca nga jeta e saj si nënë dhe mënyrën sesi kjo gjë e ka ndikuar në politikë.

Në nder të ditëlindjes së saj, kemi përmbledhur 12 shprehje rreth prindërimit nga ajo.

Rreth feminizmit dhe mëmësisë

“Unë nuk mendoj që feminizmi, siç unë e kuptoj përkufizimin, nënkupton refuzimin e vlerave të mëmësisë, ushqimin e fëmijëve me gji, kujdesin ndaj meshkujve të jetës. Kjo gjë nuk bën kuptim për mua.”

Rreth kujdesit shëndetësor të nënës

“Nëse vërtetë dëshironi të shikoni se sa i fortë është sistemi shëndetësor i një vendi, shikoni mirëqënien e nënave.”

Rreth rrugëtimit të vajzës së saj në nënë

“Unë emocionohem dhe nga gjërat e vogla që ata bëjnë dhe nga mënyra se si ndryshojnë vazhdimisht. Charlotte dhe Aidan më kujtojnë shumë mamanë e tyre në të njëjtën moshë…Është e pabesueshme ta shikoj Chelsea si një mama. Ndonjëherë ajo thotë ose bën disa gjëra, të cilat më kujtojnë veten time si nënë e re, dhe është shumë e veçantë për mua ta shikoj këtë, shkruan dritare.net

Rreth familjes së saj në shtim e sipër

“Për mua është shumë emocionuese që ta kem këtu brezin e ardhshëm, të mendoj për gjithçka që dua të bëj për ta personalisht, por në rastin tonë dhe publikisht apo profesionalisht, ti jap atij fëmije mundësitë më të mira në jetë që të bëhet gjithçka që ai apo ajo mund të jetë.”

Rreth këshillave të saj për prindërit e rinj

Mamaja ime gjithmonë më ka thënë se jeta nuk është se çfarë të ndodh ty, por është reagimi yt ndaj atyre që të ndodhin. Të jesh nënë do të thotë të improvizosh dhe të bësh më të mirën, sepse nuk ka asnjëherë një përgjigje të drejtë përsa i përket prindërimit. Këshilla ime për nënat e reja është: Nuk ke qënë kurrë nënë më parë, dhe fëmija yt është i ri në këtë botë. Kështuqë tregohu e mirë me veten, dhe gjithashtu bëhu e durueshme. Duhet kohë, por do të mësohesh tja dalësh!”

Rreth asaj që bashkon prindërit

“Në fund të çdo dite, secili prind dëshiron më të mirën për fëmijët: një komunitet të sigurtë, shkolla të mira, një mundësi për tu rritur të sigurtë dhe të shëndetshëm. Kjo është e vërteta pavarësisht politikës.

Rreth prindërve që punojnë

Unë mendoj që të gjithë prindërit që punojnë e kanë të paktën një histori në të cilën nuk mundën të balanconin punën dhe familjen. Për mua, ishte një mëngjes në Arkansas. Isha një avokate e re, dhe do të përfaqësoja një klient në gjykatë. Chelsea dy vjeçare kishte temperaturë. Bill nuk ishte në qytet. Dado telefonoi të thonte që ishte sëmurë, gjithashtu. Nuk kishim familje afër, dhe asnjë dado tjetër. Mua më duhej të isha në gjykatë atë ditë. Më në fund, telefonova një mikeshe të afërt e cila më ndihmoi. E telefonova sa herë kisha pushime, dhe sapo mbaroi seanca ika me vrap në shtëpi. Vetëm kur pashë mikeshën time që po i lexonte Chelseas, e cila po ndihej më mirë, më pushoi ankthi. Pata fat. Pata ndihmë. Por shumë prindër nuk munden.

Rreth Adoptimit

“Unë mendoj që ti japësh një fëmije këtë mundësi dhe të ndash atë që ke me një fëmijë është një nga dhuratat më të mëdha që mund ti japësh si vetes, dhe fëmijës.”

Rreth këshillës që i dha Chelseas kur u bë nënë

“Një këshillë tjetër që ndava me Chelsea ishte që të fliste, lexonte dhe këndonte bebit të saj që në fillim. Prindërit luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijës, dhe kjo është mënyra më e mirë për të ndërtuar të ardhmen e fëmijës. Ne atëherë bënim shaka dhe thonim që fjalët e para të Charlotte do të ishin: “Boll më me bisedat, leximet dhe këngët !”

Rreth mbështetjes së mamave që punojnë

Është e rëndësishme që femrat ta mbështesin njëra-tjetrën. Shumica prej nesh do të martohen dhe do të bëjnë fëmijë, dhe mënyra sesi i balancon të gjitha varet nga cilësia e miqve tuaj. Gjithashtu varet nga kushtet në punën tuaj. Gjithmonë i kam mbështetur femrat me të cilat punoja që të shkonin në takimet me prindër dhe tek doktori si dhe ti sillnin fëmijët e tyre në zyrë. Duhet që në punë të jemi me të ndjeshëm përsa i përket sfidave të femrave për të bërë dy punë shumë të vështira shumë mirë.

Rreth mbajtjes së fëmijëve me këmbë në tokë

“Ne shpiknim punë të vogla për Chelsean. Gjithmonë pritej nga ajo që të rregullonte krevatin dhe të pastronte gjërat e veta, gjëra që duhet të bëhen në çdo shtëpi. Duhet që në fillim të mësohen këto vlera, nuk duhet të merrni me mend që thjesht do kalojnë vetvetiu tek fëmijët tuaj. Gjithashtu është e rëndësishme ti përfshini në bamirësi. Ne i jepnim çdo muaj Chelseas një shumë të caktuar dhe nga ajo shumë duhet të dhuronte 25 dollarë për bamirësi duke e justifikuar me anë të një letre për ne se për çfarë arsye po e dhuronte.

Rreth mbështetjes së familjes

“Asnjeri nuk e përballon dot jetën vetëm. Ne duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të inkurajojmë njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja se pse unë kam luftuar gjithë karrierën time për fëmijët dhe për familjet.Burimi:huffpost/ Përshtati për Dritare net, Ada Shehu