Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kapni armët/ Çfarë tha Berisha, Meta e Doda!

Kapni armët/ Çfarë tha Berisha, Meta e Doda!
Presidenti i vendit Ilir Meta, që është kreu i Shtetit, në një fjalim me tone të ashpëra kundër Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe qeverisë që e akuzon për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, ka lëshuar edhe një deklaratë të fortë.

Meta, tha gjatë fjalës së tij, se kanë mbetur vetëm 3 rrugë, sipas tij për të shpëtuar Shqipërinë nëse kapet Gjykata Kushtetuese, dhe Presidenti artikuloj qartë se njëra nga këto rrugë është kapja e armëve, madje la të nënkuptohej se kjo rrugë është më e pranuar sipas tij, pasi dy të tjerat as që bëhet llaf.

“Këtu kanë mbetur tre rrugë nëse Presidenti do të pranonte këtë gjë, ose njerëzit për ndryshimin të marrin armët, gjë që është e dënueshme dhe e papranuesheme, ose të bëhen skllevër e një regjimi njëpartiak, gjë që e kanë provuar për 40 vite, ose të ikin të gjithë nga Shqipëria. Të treja janë të papranueshme, por ato dy të fundit për mua janë tmerrësisht të papranueshme”,-u shpreh Presidenti gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme.

Këtë deklaratë të Metës e ka mbështetur edhe ish-deputetja demokrate Mesila Doda, e cila pa përplasjes që kishte me kreun e PD, Lulzim Basha kaloi në PDIU-në e Shpëtim Idrizit.

“Nese Gjykata Kushtetuese zaptohet me force nga kjo maxhorance mbetet vetem rruga e pare qe sot tregoi Presidenti i Republikes, per te gjithe shqiptaret e vertete…

Te gjithe shqiptaret qe ende sot duan te jetojne ne kete vend duhet ti tregojne ketij te çmenduri kuptimin e fjales rezistence… me pushtuesin, shqiptaret dine si duhet te sillen.”-shkruan Doda në rrjetet sociale.

Por, në historinë e politikës shqiptare, nuk janë vetëm këto rastet kur është bërë thirrje për kapjen e armëve, edhe pse ky është një rast i veçantë pasi thirrja bëhet direkt nga kreu i shtetit.

Me datën 21 dhjetor 2018, gjatë një fjalë në Parlament ku po flitej për vetingun e politikanëve, dhe disa amendamente që kishte paraqitur PD, ish-lideri i PD, Sali Berisha, bëri të njëjtën thirrje për armatosjen e popullsisë.

“Pranoni amandamentin dhe të ulemi me ekspertë të marrim ekspertë më të mirë ndërkombëtar dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin. Edhe një herë ju bëj thirrje. Momenti është kritik. Unë ja u them se do të bëni gabimin më të rëndë që mund të keni bërë ndonjëherë nëse ju përdorni kartonet e zeza, të nxira të krimit, nëse përdorni diktatin e krimit si përfaqësues të tij, për të hedhur poshtë këtë amandament që do të bënte historinë për shqiptarët, përndryshe ju garantoj se forca do ju shkulë nga këto karrige. Për ndryshe ju garantoj bëjuni gati në rrugë e sheshe të Shqipërisë do oshtijnë: O djem rrëmbeni armë, ja vdekje ja liri”.- tha aso kohe Berisha, ndërsa kjo deklaratë solli përjashtimin e tij 10 ditë nga Kuvendi./ i.m-Dritare.net