Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kandidati për kreun e PD: Pse e refuzova ofertën e Bashës, 4 vjet më parë

Kandidati për kreun e PD: Pse e refuzova ofertën e Bashës, 4 vjet

Kandidati për kreun  e PD, ishdeputeti Eduard Selami ka treguar se katër vite më parë Lulzim Basha i ka propozuar postin e nënkryetarit të partisë, por ai e ka refuzuar. I ftuar në emisionin “Kapital” në Vizion Plus, Selami thekson se modeli i Bashës ka dështuar dhe është vjetruar.

“Nuk eshte sulm ndaj Bashes. Modeli i Bashes deshtoi, eshte i kapercyer dhe model i vjeteruar. Ne politike dhe ne shoqeri te rrezon gjithe te tjeret. Basha e ka futur lidershipin e tij ne modelin e vjeteruar. Por s’do te thote qe Basha nuk ka vlere ne PD. E kam refuzuar Bashen per postin e nenkryetarin e partise kater vite me pare. Une nuk pranoj asnje post te emeruar nga kryetari, pa voten e strukturave me votim te fshehte”, u shpreh Selami.

Kandidati për kryetar në PD, thotë se Sali Berisha tashmë ka shprehur preferencën e tij në favor të Bashës, edhe pse në takimin që ka pasur me të, ai kishte premtuar neutralitet.

“Persa i perket gares, besoj se ai ka shprehur preference per zotin Basha, por ka qene krejt normale. Nga deklarimet qe ka bere e kuptoj. Ne takimin qe kemi bere ai me tha qe do te ruaje neutralitetin. Une i kam thene se ai ka plotesisht te drejte te mbeshtese ate qe mendon se eshte me afer asaj qe ai mendon. Une do ta mbeshtes Bashen dhe nese fitoj. Do te strukturoj gjithcka, por nuk do te kete vendime te miat pa miratimin e keshillit kombetar. Kjo eshte ajo qe nuk eshte pare akoma ne Shqiperi. S’do te kete me parti si prona private te kthyera ne vatra te korrupsionit politik”, deklaroi Selami