
Jeta nuk është të punosh gjithë javën dhe të shtunën të shkosh për pazar
Dritare.net

"Vlerësimi i bukurisë është një çështje edukimi dhe ndjeshmërie," thotë ai. "Kërkoni bukurinë në jetë. Ka shumë bukuri rreth nesh. Duhet të ketë diçka më shumë këtu. Dhe kjo diçka quhet kulturë: muzika, poezia, natyra, bukuria. Kjo është ajo që ne duhet të vlerësojmë dhe që kemi nevojë të shijojmë, përndryshe kjo jetesë është e ndyrë”, informon dritare.net
Arsuaga, i cili është drejtori shkencor i “Museo de la Evolución Humana” sapo ka botuar librin e tij “Vida, la gran historia” (Jeta, historia e madhe) ku, duke u nisur nga pyetjet e mëdha ekzistenciale, ai rindërton historinë e jetës në Tokë.
"Ne të gjithë duhet ta dimë pse jemi këtu," shpjegon ai për “El País”, "Kjo pyetje, e cila është e brendshme për qeniet njerëzore, është më e rëndësishmja që ne mund t'i bëjmë vetes”, thotë paleoanthropologu i njohur spanjoll. Burimi: huffingtonpost.it. Përshtati J.h/dritare.net.

















