Jean-Paul Sartre: Ai që ka budallenjtë kundër vetes, meriton besimin

Lindur më 21 qershor 1905 në Paris, Jean-Paul Sartre ishte një pionier i fovizmit dhe ekzistencializmit intelektual. Autor i romaneve si “Neveria”, 1938 dhe esetë e rëndësishme, ndër të cilat ekzistencializmi “L’être et le Néant” (Ështmëria dhe hiçi, 1943), u shpërblye me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1964, por e refuzoi atë, duke deklaruar se është e mundur të thuhet një mendim mbi vlerën aktuale të një njeriu të letërsisë, vetëm pas vdekjes së tij. Ai ndau jetën profesionale dhe sentimentale me intelektualen e shquar, filozofen, shkrimtaren dhe feministen Simone de Beauvoir, ndonëse të dy kishin edhe marrëdhënie të tjera. Çjetoi më 15 prill 1980.

Jean-Paul Sartre është filozof francez më i lexuar dhe komentuar në botë. Ai është themelues i ekzistencializmit, vepra e tij nisë kryesisht nga  Kierkegaard, Heidegger dhe Husserl. Është dramave, romanit dhe manifestimeve politike. Shumëllojshmëria e veprave e bën filozofinë e tij komplekse. Këtu disa citate për të kuptuar diçka nga thelbi i filozofisë së tij:

“Ne bëhemi atë që jemi vetëm me refuzimin radikal dhe të thellë të asaj që na kanë bërë të tjerët.”

“Njeriu është i dënuar të jetë i lirë.”

“Ekzistenca i paraprin esencës.”

“Nëse Zoti nuk ekziston, atëherë ekziston të paktën një qenie tek e cila ekzistenca i paraprin esencës; një qenie që ekziston para se të mund të përkufizohet nga ndonjë koncept, dhe kjo qenie është njeriu ose, siç thotë Heidegger, qenshmëria.”

“Në të vërtetë, ne jemi një liri që zgjedh, por nuk zgjedhim të jemi të lirë: ne jemi të dënuar për liri”

“Me dashtë është në thelbin e saj, projekt për të na dashtë.”

“Perëndia është vetmia e njerëzve… Nëse perëndia ekziston, njeriu është hiçi.”

“Një pjesë bukur e madhe e brengave vjen nga frika e paarsyeshme!”

“Në orën tre pasdite gjithmonë është shumë herët ose tepër vonë për çdo gjë që dëshironi të bëni.”

“Edhe perënditë vdesin kur askush nuk i beson më.”

“Sarkazmi është azili i të dobëtëve”.

“Një parti mund të jetë gjithmonë vetëm një mjet. Dhe ka vetëm një qëllim: pushtetin.”

“Është e vërtetë që nuk jeni përgjegjës për atë që jeni, por ju jeni përgjegjës për atë që bëni me atë që jeni.”

LEXO DHE :  E kometojnë për makinat e shtrenjta, Alketa Vejsiu: Fakire kam qenë edhe unë

“Ai që ka budallenjtë kundër vetes, meriton besimin.”

“Nuk duhet bërë  dy herë marrëzinë e njëjtë, zgjedhja përfundimisht është mjaft e madhe.”

“Gratë jetojnë me shpresë se burrat që mund të sillen mirë me para, edhe me gratë do të sillen mirë.”

“Ka shumë njerëz në botë që janë në ferr sepse ata tepër shumë varen nga gjykimi i të tjerëve.”

“Një shkrimtar duhet të refuzojë dhe të mos lejojë  të shndërrohet në një institucion.”

“Burrat e shkurorëzuar që martohen, janë delikuentë pasional, që përsërisin veprën.”

“Ne jemi gjithnjë përgjegjës për atë që nuk kemi mundur të shmangim.”

“Jeta nuk ka kuptim apriori. Para se të jetoni, jeta në vetvete nuk është asgjë; ju jeni ata që duhet t’i japin kuptimin dhe vlera nuk është asgjë, përveç kuptimit që ju zgjidhni. ”

“Mund të ketë çaste më të mira, por ky është i joni.”

“Unë jam ajo që kam.”

“Njeriu është një zot i munguar.”

“Puna më e mirë nuk është ajo që do t’ju kushtojë më shumë, por ajo të cilën e bën mirë. ”

“Aventura: një ngjarje që del nga e zakonshmja, pa qenë domosdoshmërish e jashtëzakonshme.”

“Fashizmi nuk përcaktohet nga numri i viktimave të saj, por nga mënyra se si i vret.”

“Kushdo që është autentik, merr përgjegjësinë për të qenë ai që është dhe e njeh veten të lirë për të qenë ai që është.”

“Duhet të zgjedhësh: të jetosh ose të tregosh ngjarje.”

“Kultura nuk shpëton askënd, as nuk përligj. Por është një produkt i njeriut: ai e projekton veten në të, e njeh veten aty, kjo është pasqyra kritike dhe është e vetmja që i ofron atij imazhin e vet.”

“Përgjegjësia ime përfshin gjithashtu një dimension social, sepse të tjerët gjithashtu varen nga zgjedhjet e mia.”

“I urrej viktimat që respektojnë xhelatët e tyre.”

“Edhe sikur zoti të ekzistonte, kjo nuk do të ndryshonte asgjë.”

“Nëse je i dëshpëruar kur je vetë, atëherë je në shoqëri të ligë.”

“Kur të pasurit bëjnë luftë me njëri-tjetrin, janë të varfëritë që vdesin.”

“Çdo fjalë ka pasoja. Çdo heshtje gjithashtu.”Nga frëngjishtja, Lis Bukuroca/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.