Ja rasti dhe gjyqtari për të cilin Rama foli me tone të ashpra sot në Kuvend!

Kryeministri Edi Rama teksa po fliste për Vettingun në Kuvend sulmoi me tone të ashpra edhe një gjyqtar që ka abuzuar me ligjin duke vënë në rrezik jetën e një gruaje te re dhe favorizuar ish-bashkëshortin e saj.
Gjithçka lidhet me rastin e djeshëm të publikuar në Top-Channel ku një grua re akuzon drejtpërdrejtë gjyqtarin e Shkallës së Parë Martin Deda se ka dhënë një urdhër mbrojtje në kundërshtim me ligjin për ish-bashkëshortin e saj, ka reaguar kryeministri Rama në Parlament, duke i quajtur këta gjyqtarë kriminel.
Ky gjyqtar edhe pse një tjetër koleg i tij kishte dhënë më parë një urdhër mbrojtje për zonjën, ku thoshte se , ish-bashkshorti nuk duhet t’i afrohej shtëpisë dhe asaj 100 metra, pas dy ditësh i ka thënë atij një tjetër urdhër mbrojtje të menjëhershëm, ku i jepte “OK” që të futej në shpi dhe ish-bashkëshortja të mos e shqetësonte .
Tirananews.al mëson se flitet për shtetasin me inicialet M.Rr 41 vjeç lindur në Thumanë të Krujës dhe banues në Tiranë që është pajisur me urdhër mbrojtje vendimi më datë 25. 09.2019  me gjyqtar Martin Deden dhe sekretare Majlinda Ndregjoni.
“Ka ardhur koha të marrim masë ekstreme, po aq ekstreme sa është veprimtaria e këtyre kriminelëve, në prokuroi, gjykata, rrugë, që janë bashkë e bëjnë të njëjtën gjë edhe kur nuk janë bashkë”, tha Rama në Kuvend.
Më tej, Rama theksoi se “A ka ku të rrijë, gjejeni vete se çfarë duhet të rrije, po a ka ku të rrijë, që ne mblidhemi këtu, dhe pavarësisht kësaj, e çfarë thuhet në kushtetutë e ligj, prokurorë e gjykatës e nisin ditën duke grabitur, dhunuar, poshtëruar njerëz që kanë votuar që ne të vijmë këtu, ka kjo ku të rrijë. Ne nuk fusim njerëz nëpër burgje, se nuk e kemi këtë kompetencë dhe nuk kemi ndërmend ta marrim se bie sistemi, ama mund të mjaftohemi me të fortët ne, me KCK, me të fortët që vijnë vërdallë dhe bëjnë ligjin mbi ligjin, duke thënë që presim procesin, unë nuk mjaftohem dot, nuk jam shumë i zoti për të kuptuar mirë si funksionojnë konventat evropiane, por jam i dëgjueshëm dhe tronditur nga ca dëgjoj. Është koha të marrim masë ekstreme, po aq sa është veprimtaria e këtyre kriminelëve, në prokuroi, gjykata, rrugë që janë bashkë e bëjnë të njëjtën gjë edhe kur nuk janë bashkë. Ca është ky që vë në mbrojtje burrin dhe kundërshton vendimin që ai nuk duhet ti afrohet gruas pasi e ka bërë gjysmë njeriu? Është një kokërr krimineli. PO të ishte e njohura juaja ajo,  do vinit këtu e do i binit qeverisë, ose do vinit e do thoshit fjalim emocional, si ky imi, që nuk vlen asgjë nëse nuk veprojmë. Nuk lejojmë ne më që vendi të mos bëjë kapërcimin e fundit historik në raport me këta palaco, në prokurori, gjykatë e rrugë, të jeni të sigurt që do ta marrim mbështetjen, nga populli nuk diskutohet por edhe nga partnerët”- tha Rama./Dritare.net

LEXO DHE :  Keni një shtëpi të vjetër? Ja 12 mënyra si ta bëni të duket e re!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.