
Ja pse mbretërorët u veshën me të bardha, në banketin e Buckingham Palace!
Dritare.net

Mbretëresha Elizabeth II gjithmonë vishet me të bardha në bankete shtetërore, por e pazakontë ishte të shihje me ngjyrë të tillë dukeshën e Cornwall, princeshë Annen, dhe dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton.
Ato ishin veshur të gjitha me fustane të bardha, për të mirëpritur familjen e presidentit amerikan Trump, në një darkë formale.
Ekspertja e ngjyrave Gabi Winters, ka zbuluar arsyen pse të gjithë zgjodhën ngjyrën e bardhë. Sipas saj: “E bardha është ngjyra e paqes dhe ngjyra e fillimeve të reja. Ky është kuptimi psikologjik që fshihet pas zgjedhjes së pazakontë, por shumë i përshtatshëm kur bëhet fjalë për takime të tilla diplomatike, mes kombeve. Është ngjyrë stimuluese e shqisave dhe plotësisht reflektuese, duke të krijuar thjeshtësi”./E.B-dritare.net

















