Na ndiqni edhe në

Moti

Vapë, kthjellime dhe reshje shiu. Ja moti për sot!

Vapë, kthjellime dhe reshje shiu. Ja moti për sot!

Ditën e hënë, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht do të ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët pjesën të madhe të vendit.

Në intervale të shkurtra kohore, në veri e lindje të territorit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, në fomë shtrëngatash me shkarkesa elektrike e breshër (në male). Era e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim -veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të arrijë shpejtësi deri 7m/s.

Valëzimi në det do të jetë i ulët i forcës 1 ballë./L.F-dritare.net