
Ja ngjyrat e flokëve që do të jenë trend për 2019
Dritare.net

Në 2019, për tendencat kryesore thonë se ngjyra e flokëve duhet të jetë ose natyrale ose e pazakontë dhe krijuese.
Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë disa nga eksperimentet dhe trendet më të reja.
Ngjyra natyrale
Vitin e ardhëm, pra në 2019 ngjyra natyrale e flokëve do të jetë shumë e përhapur. Është besuar se kjo ngjyrë do të përshtatet shumë mirë, dhe thuhet se do të jetë e përsosur.
Ngjyra të errëta, të ftohta
Ngjyrat e ftohta, të errëta gjithmonë janë në modë. Në të kaluarën ato kanë dominuar edhe flokët bionde, por në ditët e sotme është sërish tejet e përhapur. Këto ngjyra i përshtaten vajzave me tipare të lehta të fytyrës.
Flokë në ngjyrë kanelle
Gjithashtu në 2019, ngjyrat e thella do të jenë tepër të njohura. Ngjyrë çokollate apo nuancë kanelle janë zgjedhja perfekte pasi nuk kanë nevojë për ndonjë trajtim të veçantë dhe kanë një efekt interesant. Por vajza kini kujdes, dritare.net ju sugjeron të jeni të kujdesshme, mos ngatërroni ngjyrën e kuqe të kanellës me tonet më të errëta të çokollatës.
Ngjyrat e buta
Biondet gjithashtu kanë mundësi të eksperimentojnë me flokët e tyre. Ngjyrat e arta do të jenë më të përhapura.
Nuk mund të themi se flokët bionde nuk janë më në modë, por ata përfundimisht kanë shumë ngjyra të tjera që i konkurojnë. Sepse ngjyra e bardhë dhe gri, ka filluar të mos pëlqehet më.
Ngjyra e kuqe
Në vitet e fundit, të gjitha ngjyrat e flokëve kanë qenë të modës, me përjashtim të ngjyrës së kuqe. Në vitin 2019, gjithçka do të ndryshojë dhe të gjitha nuancat e ngjyrës së kuqe do të jenë të përdorshme.
Ngjyra e kuqe e ndezur e viteve 90
Në vitin 2019, ngjyrat e kuqe të ndezura do të jenë shumë të përhapura. Stili më i mirë për këto ngjyra përshtatet në flokë të butë dhe të drejtë. Nëse zgjidhni këtë ngjyrë të ndezur, duhet të kujdeseni për to rregullisht.
Ngjyra floriri
Kjo ngjyrë përshtatet shumë te vajzat që dhe tiparet i kanë të bardha. Edhe nëse jeni nga ato vajza që nuk preferoni të lyeni flokët ne besojmë se kjo është ngjyra më e përshtatshme për ju.
Ngjyra e kaltër dhe ngjyra argjendtë
Ngjyrat elegante blu dhe e kaltër janë të shkëlqyera për ata që nuk duan të dëmtojnë flokët e tyre, por duan të ndryshojnë stilin e tyre. Këto ngjyra përshtaten tek vajzat me tipare të errëta të fytyrës.
Bionde
Dy vite më parë kjo lloj ngjyre ishte shumë e përhapur, por përshtatet më shumë tek vajzat me tipare të hapura, të zbehta.
Ka një avantazh, sepse qëndron gjatë si ngjyrë, por duhet të dini se për këtë ngjyrë duhet të keni flokë jo shumë të gjatë./A.C/dritare.net

















