
Ja kë zgjodhi xha Sulo për shoqe, mes Einxhel Shkirës, Argjira Spanca dhe Xhensila Peres!
Dritare.net

Programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte menduar që t’i gjente një shoqe por kësaj here jo të së njëjtës moshë, por pak më të re. Në studio ishin të ftuara Einxhel Shkira, Argjira Spanca dhe Xhensila Pere, të cilat kur panë për herë të parë Xha Sulon u habitën.
Xha Suloja kishte disa kërkesa dhe vajzat duhet të kalonin disa sfida për të provuar nëse ato janë “nikoqire” siç ai i kërkonte. Sfida e parë ishte hekurosja e rrobave, ku vajzat duhej t’i hekurosnin sa më mirë.. Juria për këto prova ishte vetë Sulo i cili pas çdo sfide vlerësonte vajzat duke i vendosur pikë.
Sfida e dytë ishte larja e rrobave ndërsa sfida e tretë kishte të bëntë me qëndisjen e emrit të Sulos në një shami. Sfida e katërt kishte të bënte me përgatitjen e kafes turke, ndërsa sfida e pestë kishte të bënte me qërimin e qepëve. Në sfidën e fundit vajzat duhej të hapnin petat e byrekut të cilën e kaluan me sukses.
Pas mbledhjes së pikëve të dhëna nga Sulo fitimtare ishte Einxhëll Shkira.
Në fund moderatorja Arbana Osmani shpjegoi se e gjitha ishte një lojë në bashkëpunim me Xha Sulon dhe vajzat duke thënë se duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje të moshuarve./Top Channel

















