Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pandeli Majko: Ju tregoj marrëdhënien time me Edi Ramën!

Pandeli Majko: Ju tregoj marrëdhënien time me Edi Ramën!

Pandeli Majko i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV foli për zgjedhjet e 11 majit dhe fushatën. Majko tregoi edhe çfarë marrëdhënieje ka me kryeministrin Rama.

Pandeli Majko: Unë Edi Ramën e kam shok.
Roland Qafoku: Edi Ramën e keni shok, por edhe shef.
Pandeli Majko: Tek unë ai është shok, pastaj ai është kryetari i PS-së.
Roland Qafoku: Gjatë gjithë kësaj kohe ju keni qenë i heshtur. Partia Socialiste ka kaluar tallaze të forta në këto 12 vjet. Keni fituar 3 mandate, por nuk e kemi parë Pandeli Majkon, një politikan model, t’i bëjë një vërejtje shokut të tij, por më parë shefit të tij.

Pandeli Majko: Ia kam bërë kritikat e mia në privat. Gjërat e mira duhet t’i thuash në publik, ndërsa gjërat për të cilat ke kundërshtim duhet t’i thuash jashtë një logjike të caktuar publike. Një mik është mik i mirë jo vetëm se të duron cilësitë e mira që ti ke, por edhe ato që ti konsideron të meta.

Roland Qafoku: Si e keni marrëdhënien tuaj. Dikur ai ka qenë vartësi juaj, tani jeni ju vartësi i tij.

Pandeli Majko: Pse mendoni se në politike marrëdhënia e vartësit është marrëdhënie administrative. Unë jam në politikë dhe Rama është në politikë. Sot ai është kryetari i familjes sonë dhe unë do ta respektoj jo vetëm si mik, por edhe si drejtues i PS-së. Këtu nuk ka vend për kontradiktë!/K.C/dritare.net