Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Kelly përplaset me Rozanën: Është kapur prej flokësh me një vajzë

Kelly përplaset me Rozanën: Është kapur prej flokësh me

Kelly ka hedhur akuza ndaj Rozanës, duke u shprehur se kjo e fundit është konfliktuar fizikisht me një vajzë në një format të ngjashëm në Kosovë. Rozana u shpreh se kjo nuk është e vërtetë, pasi konflikti nuk ka ndodhur në televizion dhe për atë sherr ka fituar pafajësinë.

Kelly: Ka qenë një format i tillë dhe zonja që pretendon se mbron gratë, është kapur për flokësh me gratë. Ka 10 vite ky muhabet. Nëse jam i gabuar dhe nuk ka pasur konflikt në atë shtëpi…


Rozana: Kemi qenë një format të tillë quhet ‘big shtëpia’. Kemi pasur konflikte, asnjëri nuk është prekur me duar. Konflikti ka ndodhur jashtë shtëpisë dhe në atë konflikt unë kam dalë e pafajshme. Konflikti ka shkuar në proces gjyqësor. Si mundet ti të më akuzosh mua që jam kapur për flokësh. Çfarë nuk është përmendur këtu.

Ledioni: Secili mban përgjegjësi për gjërat që nxirrni nga goja. Nëse thoni një gënjeshtër a budallallëk që bie ndesh me atë që di publiku, atëherë do gjykoheni nga publiku.

Rozana: Më nxirrni çfarë të doni se jam shumë krenare për jetën time. Nëse kjo video nëse ekziston le të dalë. Ka ndodhur në Kodrat e Liqenit. Nëse do ndodhte një konflikt fizik do isha jashtë, unë kam qenë në finalen e atij edicioni./K.C/dritare.net