Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja arsyet që 50-vjeçarët mësojnë lehtë një gjuhë të re!

Ja arsyet që 50-vjeçarët mësojnë lehtë një
Dritare.net sjell arsyet e vërteta pse njerëzit mbi 50 vjeç mësojnë më shpejtë gjuhët e huaja.

Jo vetëm të rinjtë bëjnë pas gjuhëve të reja, por pas moshës 50-vjeçare mësimi i një gjuhe të dytë bëhet i mundur, nëse ka interes të sinqertë dhe fokusi është në arritjen e qëllimeve e tona.

Të mësosh një gjuhë të dytë pas të 50-ave, ndikon jashtëzakonisht shumë mirë, ul nivelin e stresit dhe na bën të jemi të përqendruar.

Shpeshherë njerëzit mbi 50 vjeç ndikohen nga fjalët e të tjerëve, demoralizohen dhe shprehen se nuk ja dalim dot, por në fakt kurset e gjuhës për njerëzit e moshuar janë shumë të zakonshëm, informon dritare.net

Nuk është mision i pamundur sepse,

Ashtu siç mundohemi të kemi një jetë të shëndetshme duke u kujdesur për trupin tonë,  mësimi i një gjuhe të dytë ndihmon në gjendjen optimale të trurit tonë dhe ndikon pozitivisht në mos humbjen e kujtesës, që është një nga gjërat më të rëndësishme dhe me peshë në jetë.

Pas të 40-ave jemi të vetëdijshëm për atë që duam dhe pse e duam.

Kemi maturi të nevojshme  për të kapërcyer vështirësitë përmes këmbënguljes.

Në të 50-tat mësimi i një gjuhe të re vjen si një kërkesë kënaqësie personale për veten.

Si duhet marrë hapi i parë?

Ju  duhet një gjuhë e re për punë, për  udhëtim, thjesht do të zbulosh kulturën e një vendi, apo të pëlqen shumë gjuha e një shteti tjetër, vetëm kështu është më e lehtë të përcaktosh  se çfarë gjuhe të re do mësosh, dhe të kalosh  në hapin tjetër, sugjeron dritare.net

Është me e lehtë të mësosh gjuhën pas moshës 50-vjeçare sepse, ke fëmijë të rritur dhe ke më shumë kohë për të shpenzuar me veten.

Çfarë të duhet të bësh në hapin e dytë?

Pasi fokusohesh dhe përcakton gjuhën që do të mësosh, harton strategjitë e tua dhe përcakton qëllimet e arsyeshme. Dritare.net ju sugjeron të mos tentoni të mësoni gjithë fjalorin përmendësh për një kohë të shkurtër. Praktika është e domosdoshme në çdo sesion të kursit.

Programo kohën dhe ndaj oraret për teknikat e mësimit, të tilla si vendosja e një kohe të përkushtuar për të mësuar, dëgjimi i disa këngëve ose podkastëve në ditë, ose leximi i teksteve të shkurtra. Në këtë mënyrë, ju do përsërisni fjalët gjatë gjithë ditës, dhe në fjalorin tuaj do të shikoni me kalimin e kohës që janë shtuar aq shumë fjalë sa as vet s’do ta besoni.

Dhe mos harroni asnjëherë të bëni pyetje nëse ngecni në diçka, apo nuk i dini kuptimin një fjale, është me e lehtë për ju të pyesni, informon dritare.net

Ndryshe nga të rinjtë të moshuarit gjatë mësimit, kanë armë të fuqishme: janë të disiplinuar dhe kanë durim, kanë një liri që nuk i kufizon ti përshtatin oraret e mësimit sipas nevojave të tyre. Janë më shumë sesa të rritur, sepse kanë përvojë të gjatë edhe nga jeta sociale dhe ata arrijnë të komunikojnë pa pasur aspak frikë nëse do thonë diçka gabim sepse, ata pranojnë me shumë dashamirësi sugjerime.

Mësimi i një gjuhe të re ka një numër të pafundmë avantazhesh, dhe në qoftë se shikoni një barrierë, mundohuni ta hiqni sepse e keni ngritur vetë. Të zotërosh një gjuhë është një kënaqësi e papërshkrueshme, prandaj nëse e ka arritur dikush,  patjetër që e arrin edhe ti, sugjeron dritare.net

Nuk është “ëndërr në sirtar ” zgjidheni  gjuhën që dëshironi dhe mos humbisni kohë. Përshtati nga Babbel Magazine, Artjola Cani./dritare.net