Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja 11 recetat më të mira të brokolit

Ja 11 recetat më të mira të brokolit
Të gjitha perimet janë të shëndetshme dhe na ndihmojnë të mbrohemi nga shumë sëmundje. Ndër ta brokoli  është një perim që ka një formë dhe  ngjyrë të veçantë. Bën pjesë në familjen e lakrës, prandaj dhe po ta keni vënë re, ngjason në formë me lulelakrën. Brokoli ka shume veti ushqyese, dhe nëse do e provoni njëherë do dëshironi të mos e hiqni asnjëherë nga tavolina.

Por si mund ta gatuani brokolin

Njerëzit që i bëjnë naze ushqimit shpesh herë thonë se brokoli është i mërzitshëm, por në të vërtetë është një mendim shumë i gabuar.

Ndoshta nuk dini shumë mënyra se si ta gatuani, dhe të vetmen që dini është që ta zieni dhe ta shtoni në sallatën e zakonshme.

Dritare.net sot në këtë artikull ka përzgjedhur 10 receta për gatimin e brokolit, nga të cilat do merrni kënaqësinë, aromën dhe shijen e vërtetë të bronkolit.

Brokoli i pjekur

Është një ndër recetat më të mira, që ju mund ta gatuani shumë shpejtë bokolin dhe ta shijoni atë vërtetë. Në një tavë dheu ju e përgatisni shumë shpejtë, pasi ta keni pastruar, ndajeni në pjesët e vogla bokolin vendoseni në tavë dhe hidhni djathë sipër. Nuk kërkon më shumë se 30 minuta për pjekje në furrë, dhe do të shikoni sa pjatë të shijshme keni gatuar.

Sallatë brokoli me salcë franceze

Brokoli , selino, karrota dhe salsë franceze, nëse nuk e keni provuar më parë provoni ta gatuani në shtëpi  sepse do ju shkrihet në gojë.

Fileto pule me Brokoli

Të ziera më parë disa copa brokoli, dhe të kaluara në tiganin ku po piqen filetot e pulës, është një vakt i përsosur që mund të përgatitet lehtë në shtëpi.

Brokoli i zier

Mjafton ta zieni dhe ju mund t’i shtoni çfarë do lloj erëze apo produkti tjetër brokolit sipas shijeve tuaja. Shtoni salcën e preferuar ose bëjeni sallat me lulelakër duke i shtuar vaj ulliri dhe limon, do doni ta keni në çdo vakt këtë pjatë të shijshme.

Supë  brokoli

Supat me perime janë gjithmonë të shijshme, por më kryesorja janë tepër të shëndetshme. Koha më e mirë për ta konsumuar supën e brokolit është dimri, po jo vetëm një supë kremoze dhe e hollë me brokol mund të konsumohet edhe në verë.

Makarona me brokoli

Pastat na tërheqin gjithmonë, dhe pak nga pak tradita e italianëve ka përfshirë edhe shqiptarët. Ndoshta si arsye e shpejtësisë, por nëse deri më tani nuk keni provuar të hani një pjatë makarona me brokoli bëni mirë ta provoni.

Makarona, pana, djath dhe brokoli është e gjitha çfarë ju duhet për një vakt të shijshëm. I shpejtë dhe i lehtë por absolutisht që të kënaq.

Salmon me brokoli

Një tavë me salmon dhe brokoli është ideja më e mirë për një drekë fundjave. Vendosni salmonin në tavën ku do e piqni, shtoni qepë të grirë, hudhër, xhenxhefil dhe vaj kikiriku.

Shtoni edhe speca të kuq, domate dhe erzat që ju i dëshironi, dhe do shikoni që edhe ju vetë mund të gatuani salmon në shtëpi.

Supë brokoli me  erza aziatike

Një supë franceze e gatuar me brokoli dhe erëza aziatike.  Është një ndër gatimet që të shijon gjatë sezonit të dimrit.

Sallatë  makaronash me brokoli

Kjo recetë është tepër e thjeshtë  për sallatën e makaronave me brokoli. Zieni si çdo herë makaronat, gjithashtu edhe bokolin, sipas dëshirës ju mund t’ju shtoni edhe erza të tjera. Dritare.net ju sugjeron të provoni këto receta në shtëpi sepse nuk është aspak e vështirë të hani pjata të shijshme si ato të restorantit edhe në shtëpinë tuaj./A.C/dritare.net