Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Izet Haxhia: Vrasja e dy punonjësve të OSBE në Tropojë dhe roli i Fatos Klosit në konfliktin e përgjakshëm me Haklajt

Izet Haxhia: Vrasja e dy punonjësve të OSBE në Tropojë dhe
Ish-badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, ka vijuar replikat me avokatin Idajet Beqiri. Ai i rikthehet së kaluarës dhe i kujton Beqirit disa episode, në të cilat është përfshirë ky i fundit dhe Fatos Klos.

Më poshtë postimi i plotë i Izet Haxhisë:

Do të bej edhe disa pyetje sot avokat Beqirit, por të lutem mos u nevrikos, se eshte edhe vape e kushedi të ze hipertensioni e na ndodh ndonje gjeme. Ne reagimin tuaj prej nje intelektuali e koke te madhe që je, permend vazhdimisht që më paske lene zotin. Per cilin zot e ke fjalen Idajet? Se ti në baze të emrit ”Idajet” e mbiemrit ”Beqiri”, zoti jote duhet të jete Allahu dhe do ishte mire të ishte keshtu, por ti nuk ke as zot e as fe mor Idajet. Ti je nje ateist i thekur që ke per zot parane e mashtrimin.

A nuk mashtroje edhe keshtu arabet e trembur nga shiksat e Klosit per debim, që u thonin atyre që shkoni tek Sali Tivari noter e Idajeti avokat, se jane njerzit tane e ju ndihmojne per letrat, e pası i zhvatje duke u marre dollaret, kuptohet duke ndare edhe pjesen e Klosit, i debonin njerzit e Klosit. Idajet ti na flet per burreri e mosperkulje ndaj asnje regjimi, po të kujtoj nje histori nga ato të shumtat të servilizmit tend të peshtirosur.

A te kujtohet kur ishe kryetar gjykate në Kruje dhe në zyren tende poshte portretit të Enverit kishe vene ne kornize edhe nje telegram që patrioti jot Mehmet Shehu të kishte derguar per ditëlindje? Pas nates që TVSH dha lajmin per vetëvrasjen e Mehmetit dhe kete nuk e shoqeroi me ndonje muzike funebre, çka tregonte se Mehmeti do shpallej armik, dite e shtune ka qene, atehere punohej edhe te shtunen, punonjesit e gjykates zene prite që në gjashte e gjysem të mengjesit tek zyra jote, se siç e din edhe ti atehere 㤀llonte puna në shtate të mengjesit, që te ishin të pranishem kur t’i do te hiqje telegramin që te kishe cuar Mehmeti per ditëlindje, por ti si rrufjan që je, ishe cuar që ne pese të mëngjesit, e kishe hequr atë.

Ti thua se une mashtroje per zyrat që ti kishe marre me qera per hesap të SHIK-ut. Po si shpjegohet o Idajet që ti shiheshe vazhdimisht në ballkonin e kesaj ndertese me trajte kendore duke bere gallate e pire raki në shoqerine e femrave? Po qerane e ketyre zyrave kush ta paguante? A të kujtohet ai shqiptari i Kosoves që vishte nje kostum ngjyre patillxhani e mbante nje cante të zeze me vehte? A mos ishte ky person që paguante qerate e zyrave të tua dhe çfare punesh të pista benit bashke? Më thua se reagimi im ndaj teje e Klosit qenka se une jam trembur prej reformes në drejtesi. O Idajet, ata që duhet të tremben nga kjo reforme duhet të jene Berisha, basha, Meta e soji e sorollopi jot e Klosit e jo une, mua as që më RR. ….per reforme apo burg, une e kam marre denimin dhe as nuk më shqetëson u hap apo u mbyll ceshtja e Hajdarit, apo të fitoj pafajësine.

Dua vetem t’u bej te qarte njerezve se Berisha, Klosi dhe gjakeprishurit si puna jote jeni te zhytur në krime e poshtersira që nuk i lajne as Vjosa e Valbona se bashku. Por meqe qenke duke mbledhur te dhena per dosjen e krimeve te mija e do t’ja dorëzosh Byrosë se Hetimit, kisha nje sygjerim per ty. Pyete patronin tend Klosi – A din gje kush i tradhtoi dy punonjesit shqiptare te OSBE nga Tropoja që u vrane në prite duke u kthyer nga qafa e Luzhes?

Tek kush i shite keta punonjes? Çfare po instalonin keta punonjes në kodren siper fshatit Luzhe dhe per çfare do perdorej ajo antena që po instalonin? Me ke do lidheshin hasmit e Haklajve me ane te kesaj antene që do mundesonte linjen telofonike te dy numrave që u vute në dispozicion hasmeve të Haklajve? Pyete njehere pyete Klosin tend se ndoshta i kujtohet dicka nga loja e dyࢴshte që beri në konࢴiktin e pergjakjen e Tropojes. Dhe une të bej nje sࢴde të hapur avokat.

Meqe je usta per punen dosjesh, të kerkoj që të hapesh dosjen time dhe të gjithe vellezerve të mi dhe tenden. Neqofte se une apo nje pjesëtar i familjes time del bashkëpunëtor apo spiun i çfarëdo sherbimi secret, qofte që nga Sigurimi i Shtetit apo deri tek SHIK apo sherbime të huaja, une do të kerkoj falje ty, Berishes e Klosit dhe do deklaroj që jam nje mashtrues. Por po dole ti që je spiun, a do të pranosh akuzat e mia ndaj teje? Kjo eshte sࢴda ime per ty Idajet Beqiri. Leri ato idiotësira se une bekam nje jete qeni, une më mire pranoj të jem qen e të bej jeten e tij, sesa të jem njeri pa nder e pa karakter si puna jote.