
Izet Haxhia tregon kush kerkoi të vriste Nanon dhe rolin e Berishes ne grushtin e shtetit
Dritare.net

Ai tregon se edhe rolin qe ka pasur Berisha ne ato trazira, duke e quajtur “organizatorin i këtij grushti shtetit”.
“Klosi, duke qenë një i zgjedhur i klanit të Rexhep Meidanit që ishte në luftë për pushtet me Fatos Nanon, ka pasur rolin e tij në 12 dhe 14 shtator, me veprimet dhe mosveprimet e tij. Me anë të patriotit dhe mikut të tij, Kastriot Islami kërcënonin e frikësonin Fatos Nanon që të arratisej, duke i vënë në tavolinë zarfin me plumb se, sipas tyre, Nano do të vritej nga rebelët e PD dhe nga ana tjetër, me anë të provokatorëve të SHIK-ut në radhët e demonstruesve, i hidhte benzinë konfliktit dhe akteve të dhunës kundër shtetit”- thote ai.
Me tej, Haxhia tregon se “Berisha ka qenë organizatori i këtij grushti shteti sepse që natën e 12 shtatorit, ai ka grumbulluar rreth 30 vetë në selinë e Partisë Demokratike dhe ka deklaruar që duhet të hakmerremi për vrasjen e Azemit. Planet e grushtit të shtetit janë vënë në zbatim nga pjesëtarë të SHIK-ut të Gazidedes, por ka pasur edhe përfshirje të forcave të FARKUT të Bukoshit, të instaluara në Laprakë”./Panorama

















