
Itali/ Shkrimtari Elvis Malaj kandidat për çmimin prestigjioz “Strega”
Dritare.net

“Racconti Editions”, një shtëpi e vogël botuese, tregon se, synon këtë çmim të rëndësishëm për një shkrimtar rishtar si Elvis Malaj, i cili shkruan në italisht, sjell tregime që e mbajnë atë të lidhur me identitetin e tij me origjinën shqiptare, duke u bërë element dallues në një vend si Italia.
Elvis Malaj, ka lindur në vitin 1990, në Malësine e Madhe dhe u zhvendos në Itali që në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, për herë të parë në Aleksandri, dhe sot në Padova, ku ai jeton dhe punon.
Dritare.net informon se Malaj përfundoi romanin e tij të parë, “Deti është i rrumbullakët” dhe një koleksion tregimesh, “Nga tarraca juaj mund të shihni shtëpinë time”
Ai arriti të futej në mesin e 12 librave kandidatë, të përzgjedhur nga Komiteti Drejtues në mesin e 41 titujve në garë.
Në librin "Nga tarracë tuaj ju mund të shihni shtëpinë time", Malaj fton italianët që të jenë më të vëmendshëm për fqinjët, të cilët shpesh e konsiderojnë veten larg njeri- tjetrit dhe si të panjohur, por në realitet, mes dy vendeve tona Shqipëri-Itali, distanca është shumë e shkurtër dhe ne jemi shumë afër e të ngjashëm. V.D/Dritare.net.

















