
I tha budalla, Trump bën kthesën e papritur: Jam fans i madh i Erdogan
E Enjte 14 Nëntor 2019, 08:08
Dritare.net

Të mërkurën, zoti Trump e priti Presidentin Erdogan, duke treguar pak shenjë zhgënjimi me liderin e Turqisë për një inkursion që përplasi politikën amerikane në rajon, shkruan dritare.net
"Jam një fan i madh i Erdogan", tha zoti Trump gjatë një konference të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Bardhë me Erdogan. "Miku im i dashur,"- tha zoti Erdogan për zotin Trump.
Këto fjalë për njëri-tjetrin ishin sa të papritura aq edhe të çuditshme duke ditur tensionet e mëdha që ka mes Uashingtonit zyrtar dhe Ankarasë, përsa i përket Lindjes, dhe zhvillimeve atje./ I.M-Dritare.net

















