Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

I shumëkërkuari i arratiset dy herë policisë së Durrësit

I shumëkërkuari i arratiset dy herë policisë së

Armando Nikolin Ndreu, 27 vjeç nga qyteti i Shkodrës, është njohur si person me precedent penale, por përsëri arrin t’i shpëtojë arrestimit. I shpallur në kërkim policor për dy akuza, “vjedhje” dhe “kundërshtim i punonjësit të policisë”, Ndreu është zhdukur pa asnjë gjurmë nga trageti i linjës Bari –Durrës. Ndërkohë autoritetet prisnin ta arrestonin për akuzat e mësipërme.

27 vjeçari i shpëtoi prangave sërish mëngjesin e sotëm, ndërsa pala italiane e kishte kthyer me tragetin e radhës, menjëherë pasi shkeli në portin e Barit.

Ndreu, mëngjesin e së premtes, sapo ka kërkuar të vulosë pasaportën në Bari tek autoritetet italiane, është ndaluar.

Burimet kanë bërë me dije se Ndreu është nisur nga porti i Durrësit mbrëmjen e së enjtes me një biletë për në Bari dhe nuk është ndaluar nga autoritetet e policies shqiptare, pavarësisht se ndaj tij kishte një urdhër-arresti dhe ishte i shpallur në kërkim policor.

Karabinierët italianë nuk kanë lejuar hyrjen e tij në shtetin italian dhe e kanë dërguar sërish për në Shqipëri.

Trageti ka mbërritur në orën 8:00 të mëngjesit, kohë kur kanë zbritur të gjithë pasagjerët, por vetëm personi i cili ishte i shpallur në kërkim nuk ka mundur të identifikohet nga policia.

Në kushte të tilla kur një person i shpallur në kërkim nuk ka zbritur në port, në kërkim janë vënë të gjithë autoritetet.

Dyshohet që i riu të ketë zbritur nga trageti dhe të jetë larguar nga terminali i ndihmuar nga ndonjë person tjetër.

Ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë version zyrtar për ngjarjen, pritet që për largimin e 27-vjeçarit drejt Italisë, të merren masa ndaj oficerëve të cilët kanë bërë kontrollin e kanë firmosur pasaportën e tij.