I biri u dënua për trafik kokaine në Angli, nis verifikimi i pasurisë për deputetin shqiptar
Dritare.net
Kerkesa
Në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm prej disa ditësh ka mbërritur një kërkesë nga drejtësia angleze për verifikim dhe kontrollin e pasurisë së Amarildo Fufit dhe familjarëve të tij përfshi dhe z.Mhill Fufi i cili ka qenë deputet i PD e sot i pavarur. Burimet sqaruan se aktualisht po kryhet verifikim në terren për investime në pronësi të Amarildo Fufit dhe familjarëve të tij e më pas do të vendoset nëse do të zbatohet apo jo kontrolli pasurisë me ligjin antimafia.
Në raportin e autoriteteve angleze pala shqiptare informohet se grupi në të cilin bënte pjesë djali i deputetit qarkullonte shuma të mëdha parash si nëpërmjet transfertave me Shqipërinë si në rrugë ilegale. Këto para dyshohet se janë investuar në Shqipëri në prona, biznese dhe në kompani ndërtimi e transporti. Dikur mbrojtës në ekipin e Partizanit, djali i deputetit Fufi pasi u shkëput nga futbolli rezulton se është përfshirë në aktivitetin kriminal të narko-trafikut me droga të forta si kokaina. Së bashku me Amarildo Fufin i cili u dënua me 16 vite, rezulton se janë dënuar dhe Basim Berberi me 12 vite burg, Mario Xhafa me 8 vite burg, Kamando Dishan me 8 vite burg , të gjithë anëtarë të një grupi kriminal që tregtonte kokaine të pastër në Londër.