Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Horoskopi i datës 8 shkurt 2018

Horoskopi i datës 8 shkurt 2018
Dashi- 21.03-20.04

Dita e sotme do t’ju shkojë mbarë. Përveç ndjenjave të energjisë pozitive që do t’ju kaplojnë, sot do të ndiheni në formë të mirë për të menduar më shumë për të ardhmen. Ka ardhur koha të realizoni në praktikë disa plane që keni bërë prej kohësh. Kur të përfundoni disa punë, jepni vetes mundësi për të pushuar.

Demi- 21.04-20.05

Kreativiteti dhe ambiciet do të jenë në top formë sot. Do të keni dëshirë të përfshiheni drejtpërdrejt në një projekt artistik. Nëse nuk arrini të bëheni pjesë e një grupi që e keni simpatizuar prej kohësh, do të ishte mirë të merrnit iniciativa individuale. Jepni më të mirën nga vetja dhe dëshmojani vetes dhe të tjerëve që mund të arrini cakun edhe pa ndihmë.

Binjakët- 21.05-20.06

Mos u befasoni nëse do të keni ndjenja superiore sot. Gjasat janë që të përjetoni një forcë të madhe emocionale. Mos lejoni t’ju ikë nga duart ky disponim. Ndoshta është koha e përshtatshme që t’ia shprehni ndjenjat një personi që e simpatizoni prej kohësh. Nga ana tjetër, është një ditë shumë fatlume edhe në aspektin profesional. Do të merrni disa lëvdata të mëdha nga shefi që do të ju bëjnë të ndiheni të vlerësuar.

Gaforrja- 21.06-20.07

Efekti i pushimit do të vërehet që në ditën e parë të punës. Eprori juaj do t’ju ngarkojë me detyra të reja. Mos hezitoni t’i pranoni edhe nëse ju duken të papërballueshme. Është koha e duhur të dëshmoni vlerën që keni në kompaninë ku punoni. Edhe nëse për këtë duhet të sakrifikoni pak jetën private.

Luani- 21.07-20.08

Kujdesuni më shumë për shëndetin. Do të ndiheni sikur ju ka lëshuar energjia. Është mirë të kujdeseni më shumë për veten tuaj. Puna dhe presioni i madh po ju bëjnë të zhyteni në një kaos emocional. Mos u dorëzoni para sfidave. Merrni forcë që të ecni përpara, por me hapa më të sigurt se që e keni bërë deri më tani.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Nëse keni ndonjë dëshirë të fshehur, sot është koha të luftoni për realizimin e saj. Edhe nëse duhet të përballeni me sfida të mëdha, mos u zmbrapsni nga kjo ide. Ka disa njerëz që do të shprehin interesim për këtë ide tuajën shumë kreative. Kjo mund të jetë bazë e mirë për fillimin e ndonjë biznesi të suksesshëm.

Peshorja- 21.09-20.10

Është ditë ideale të ecni me kokën lart. Po e ndieni veten shumë pozitivë, energjikë dhe të freskët. Edhe nëse kjo është ditë e ngarkuar pune, nuk do të thotë që duhet të ndryshoni disponimin. Kujdesuni që në mbrëmje të kaloni disa orë të mira. Dilni me kolegët ose me miqtë.

Akrepi- 21.10-20.11

Mos u befasoni nga frustrimet e mëdha të ditës së sotme. Ka kohë që keni grumbulluar disa punë dhe ka ardhur momenti që të merreni me secilën prej tyre. Mos lejoni që për hir të krenarisë së madhe të refuzoni ndihmën e miqve. Provoni të tregoheni më të durueshëm sepse është një fazë kalimtare.

Shigjetari- 21.11-20.12

Është mirë t’i shfrytëzoni lidhjet e mira që keni me njerëzit për të ndihmuar të tjerët që kanë nevojë. Miqtë dhe familjarët më shumë se asnjëherë tjetër, do të kenë nevojë për ndihmën tuaj. Tregohuni më të zellshëm se zakonisht. Është ndihmë që më vonë do t’ju shpaguhet.

Bricjapi- 21.12-20.01

Nëse jeni mërzitur nga rutina e përditshme, bëni diçka për të ndryshuar disponimin. Merruni me aktivitete relaksuese siç janë shëtitjet ose joga. Mundësi e mirë për të përmirësuar ditën janë edhe aktivitetet sportive. Në mbrëmje do të shijoni një befasi të madhe.

Ujori- 21.01-20.02

Është koha të luftoni më shumë për plotësimin e ambicieve tuaja. Bëni një hap përpara në përmbushjen e qëllimeve tuaja, qoftë duke biseduar me ndonjë person kompetent ose duke marrë vetë iniciativa të mëdha. Mos iu nënshtroni frikës së rrezikut, sepse gjërat e mëdha nuk arrihen lehtë.

Peshqit- 21.02-20.03

Mos hezitoni të pranoni ftesën për t’u bërë pjesë e një projekti të madh. Energjia dhe aftësitë organizative do t’ju hyjnë në punë më shumë se asnjëherë tjetër. Të gjithë do të mbesin të kënaqur nga puna juaj. Mos u befasoni nëse shefi juaj vendos t’ju rrisë në pozitë ose ju shpërblen me rritje page.