

Gjatë kësaj dite do bëni më shumë përpjekje për t’i parë gjërat me optimizëm dhe do ndiheni më të qetë. Ju të dashuruarit do jeni më të kuptueshëm me partnerin tuaj dhe do i zgjidhni disa mosmarrëveshje të vogla që keni pasur. Po u sollët si sot gjërat do ju ecin më së miri edhe më vonë. Ju beqarët do keni mjaft sukses me seksin tjetër dhe mund të hidhni edhe ndonjë hap që nuk e kishit parashikuar. Në punë duhet t’i rishikoni gjërat para se të veproni. Mirë është që disa raste edhe të bashkëpunoni me kolegët e besueshëm. Me financat do jeni shumë optimistë dhe të arsyeshëm njëkohësisht.
Demi
Venusi në bashkëpunime Mërkurin do ua ndryshojnë për gjithë gjërat sot. Çdo moment do jetë i kënaqshëm. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë ritmike. Mund të ketë edhe debate të vogla në ndonjë moment, por në përgjithësi do ja kaloni mirë me partnerin dhe do i shprehni ndjenjat më tepër. Ju beqarët nuk do merreni vesh si duhet me personat që do takoni dhe nuk do preferoni të hidhni hapa. Sipas Dritare.net, në punë do ketë ndryshime. Mund të keni një shef ose një koleg të ri dhe marrëdhëniet me ta do jenë të shkëlqyera. Kjo do ju bëjë edhe më optimistë për gjithçka. Financat do jene goxha me te mira se me pare.
Binjakët
Gabimi më i vogël që do bëni sot mund t’iu sjellë pasoja shumë të rënda për të ardhmen. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e trazuar. Shpesh do ndiheni keq dhe mund të bëni edhe gabime të mëdha. Ju beqarët do jeni sensualë, joshës dhe të gatshëm për çdo lloj gjëje. Dita e sotme ka për të qenë fantastike. Në punë duhet të jeni më ambiciozë dhe të mos i ndalni asnjë moment përpjekjet. Vërtet rruga mund të jetë pake gjatë, por keni për t’ia dalë mbanë. Buxheti nuk do jete i keq, por kjo nuk do të thotë që ju të mbyllni sytë dhe të kryeni shpenzime pa bërë llogari fare.
Gaforrja
Do zgjidheni me më shumë humor gjatë kësaj dite dhe nuk do i shihni gjërat me zymtësi. Nëse jeni në një lidhje dhe keni kaluar vështirësi e probleme kohët e fundit, sot do ndihen shumë më mire. Po të ishit treguar më tolerantë më pare gjendja nuk do kishte arritur këtu. Ju beqarët do mundoheni më kot ta gjeni dashurinë. Yjet nuk do jenë aspak në favorin tuaj. Në planin profesional Dielli do iu japë vullnet dhe motivim. Nga ana tjetër do dini edhe sot ë manovroni si duhet në situata delikate. Në planin financiar keni për t'i zgjidhur një e nga një të gjitha problemet që ju kishin dalë dhe gjendja do fillojë të normalizohet.
Luani
Mirë është që sot të mendoheni mire për atë që do bëni në mënyrë që nesër mos ju dalë asnjë e papritur ose që ju të mos pendoheni. Ju të dashuruarit që keni pasur vështirësi kohet e fundit, ka rrezik të vendosin edhe për ndonjë ndarje. Nga njëra anë kjo do iu çlirojë disi, por nga ana tjetër do iu mërzitë pa masë. Ju beqarët do ndesheni papritur me një person i cili do i bëjë menjëherë të thurni ëndrra për të ardhmen. Në punë keni për t’u përballur shpesh me situata të sikletshme dhe vështirësi të njëpasnjëshme. Mundohuni të gjeni vetë një zgjidhje sepse askush tjetër nuk mund ta bëjë për ju. Financat kanë për të qenë gjatë gjithë kohës të qëndrueshme dhe aspak problematike.
Virgjëresha
Pritet një ditë disi e paqëndrueshme sot, megjithatë po patët durim mundet edhe t’iu konkretizohen gjërat. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale mund të ketë edhe momente delikate, por në tërësi gjërat kanë për të ecur goxha mirë. Mes jush nuk do ketë as probleme. Ju beqarët nuk do doni të bëni asnjë lloj ndryshimi në jetën tuaj sepse edhe ashtu ndihen për mrekulli. Në punë do e keni të vështirë të përqendroheni dhe do nevrikoseni me gjërat më të vogla. Dëgjojini kolegët e ngushtë dhe familjarët pasi nuk keni për të humbur. Për t’ia dalë mbanë do ju duhet edhe pak më shumë diplomaci e takt. Buxhetin do dini gjithmonë si ta menaxhoni kështu që gjendja do jetë e kënaqshme në çdo moment.
Peshorja
Optimizmi do ju shoqërojë gjatë gjithë kësaj dite dhe nuk do mërziteni asnjë moment. Ju të dashuruarit, duke qenë se asnjë planet nuk do ju ndikojë negativisht tek jeta sentimentale, gjërat kanë për t’iu ecur për mrekulli. Qetësia do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët gjithashtu nuk do keni për çfarë të qaheni sepse yjet do iu ndihmojnë ta gjeni shpirtin binjak. Në punë do keni vullnet dhe guxim të madh. Edhe gjërat që mendoheshin të pamundura sot do realizohen më së miri. Sipas Dritare.net, në planin financiar gjendja do jetë më e kënaqshme nga sa ju kishit menduar. Do bëni edhe disa investime.
Akrepi
Gjatë kësaj dite mund të bëni disa gabime të pafalshme për të cilat do i vuani pasojat më pas. Ju të dashuruarit ka rrezik të jeni shumë xhelozë ndaj partnerit tuaj dhe kjo mund të ndezë debate të zjarrta në disa momente. Nëse vazhdoni të silleni në këtë mënyrë mund të shkatërroni shumë shpejt çdo gjë. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe do keni një jetë të njëjtë. Në punë do merrni edhe kritika, por kjo nuk duhet t’iu acarojë. Pranojini dhe mundohuni të ndryshoni disa gjëra në të mirën tuaj. Për të përmirësuar financat do ju duhet t'i shfrytëzoni të gjitha mundësitë që do iu jepen.
Shigjetari
Mbi të gjitha sot do kërkoni konsensus në çdo gjë dhe nuk do inatoseni për asgjë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e hareshme. Mes jush dhe partnerit çdo gjë do ecë sipas parashikimeve. Ju beqaret do keni disa njohje të reja, por vetëm me persona të shenjës se demit dhe binjakëve mund të mendoni të hidhni hapa. Në punë do jeni shumë praktikë dhe do e bëni çdo gjë ashtu si duhet. Nuk do pendoheni për asgjë që keni bërë deri më sot dhe rezultatet që do merrni do jenë të duhurat. Në planin financiar nuk parashikohen aspak probleme sepse çdo hap që do e hidhni do e bëni me largpamësi.
Bricjapi
Shumicën e kohës do jeni me nerva sot dhe as që do i dëgjoni ato që do iu thonë të tjerët. Ju të dashuruarit do keni divergjenca të mëdha me partnerin tuaj dhe nuk do mendoni të bëni asnjë lloj tolerimi ndaj tij. Ju beqarët nga ana tjetër ka mundësi që ta çoni më tej një njohje të fundit të cilën e mendonit si pa të ardhme. Në punë duhet të bëni kujdes nga disa kundërshtarë të hershëm, të cilët do mundohen gjithë kohës t’iu prishin planet. Sektori i financave do lerë për të dëshiruar, prandaj do jeni të detyruar të hiqni dore nga disa shpenzime në mënyrë që t'ia dilni mbanë.
Ujori
Fati do ju buzëqeshë gjatë kësaj dite dhe nuk do keni kundërshti për ato që do bëni. Merkuri, planeti që nxit komunikimin, do ketë ndikim shumë të madh tek jeta juaj sentimentale nëse keni një lidhje. Ju dhe partneri nuk do keni aspak probleme, përkundrazi do jeni shumë më të qetë e do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Edhe ju beqarët do realizoni një takim që do ua mbushe shpirtin dhe zemrën. Në punë më në fund do merrni frytet e gjithë përpjekjeve që keni bërë. Shefat do ju falënderojnë dhe do ju thonë se ndihen me fat që ju kanë në staf. Buxheti do jete me i normalizuar nga me pare, megjithatë serish do duhet kujdes.
Peshqit
Do jeni shumë të hapur sot dhe të gatshëm për të bërë çdo gjë për të përjetuar emocione pozitive. Nëse keni një lidhje Venusi veçanërisht do e bekojë jetën sentimentale dhe do e mbroje nga të gjitha problemet. Mes ju të dyve nuk do lindin aspak keqkuptime, përkundrazi do dashuroheni pa dorashka. Ju beqarët do keni një dite shumë normale dhe pa ndonjë takim entuziazmues. Në punë nuk do i arrini dot shpejt qëllimet tuaja, por kjo nuk do të thotë që të mërziteni. Gjërat e mira arrihen dalëngadalë. Në planin financiar mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse mund të dëmtoni veten më shumë sesa të keni përfitime. /dritare.net

















