Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Skulptori i Zhulatit: Çfarë më tha Rama, kur m’u thye busti i Ismail Kadaresë!

Skulptori i Zhulatit: Çfarë më tha Rama, kur m’u thye

Murat Keraj është autor i shumë veprave të skulpturës në Gjirokastër. Ai jeton në Zhulat dhe po bën gati bujtinën e tij që të hapë dyert për më shumë turistë.

Skulptori i Zhulatit: Çfarë më tha Rama, kur m’u thye

Në një intervistë për DritareTV, zoti Keraj tregon më shumë nga skulpturat e tij, nga skulptura gjigante në qendër të fshatit, te portreti i Ismail Kadaresë që ishte bërë për kryeministrin Rama.

Skulptori i Zhulatit: Çfarë më tha Rama, kur m’u thye

Zoti Keraj tregon incidentin që i ndodhi me bustin e Kadaresë dhe çfarë i tha kryeministri Rama.

“Unë i bëj skulpturat e mia me porosi individuale, por ka edhe skulptura publike ato që vendosen në qendra qytetesh apo fshatrash. Kam bërë ekspozita në Athinë, në Tiranë në Galerinë Kombëtare të Arteve, edhe në Gjirokastër. Mendoj të bëj një ekspozitë ose këtu ose jashtë, me vepra abstrakte, sepse më pëlqejnë abstraksionet.

Skulptori i Zhulatit: Çfarë më tha Rama, kur m’u thye

Në veprat e mia unë frymëzohem nga skulptorët e rrymave të kubizmit, nga revolucionarët, nga Picaso. Ndërsa nga skulptorët shqiptarë frymëzohem nga Odhise Paskali, Muntaz Drami.

Skulptori i Zhulatit: Çfarë më tha Rama, kur m’u thye

Sa i përket Edi Ramës, ai ka një pasaportë në artin e tij, që është shumë i veçantë. Unë kam pasur një incident më Ramën. Kisha bërë një bust të thjeshtë me Kadarenë për të shtëpia e tij, por një moment m’u thye dhe ia thashë Ramës me email.

Skulptori i Zhulatit: Çfarë më tha Rama, kur m’u thye

Ia çova kryeministrit foton e një kali të bardhë që kam bërë skulpturë në mermer. Ai më tha: “Kadareja është si skulpturat e Enverit të vitit 1970. Prishe bustin e Kadaresë dhe bëje prapë sepse ti bën vepra të mëdha, si ky kalë.”, tregon skulptori në DritareTV./K.C/dritare.net