Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Historia e skulptorit që la Greqinë, për të hapur bujtinë në Zhulat!

Historia e skulptorit që la Greqinë, për të hapur

Murat Keraj është autor i shumë veprave të skulpturës në Gjirokastër. Ai jeton në Zhulat dhe po bën gati bujtinën e tij që të hapë dyert për më shumë turistë. Në një intervistë për DritareTV, zoti Keraj tregon vitet e emigrimit në Greqi në 1997-ën dhe kthimin në shtëpinë e tij, Zhulat, aty ku thurte ëndrrat çdo natë. Që kur u kthye skulptor Murati, ai u bë pionieri i turizmit në Zhulat. Ishte i pari që tërhoqi turistët dhe tani ata në çdo kohë vizitojnë Zhulatin, me 45 shtëpi dhe 130 banorë, por me shumë dashuri.

“Unë emigrova në Greqi në 1997-ën, jetova rreth 11 vjet dhe u ktheva në Shqipëri në 2010-ën. Kur erdha në Zhulat, në 2010-ën nuk kishte asgjë, as rrugë për të kaluar makina. Pasionin e gdhendjes e kam trashëgimi nga babai. Edhe kur ika në Greqi më ndihmoi shumë me punën në ndërtim. Gjatë qëndrimit në Greqi u futa në një shkollë arti private për katër vjet. Unë e kisha në plan mos rrija në Greqi, doja të kthehesha, pavarësisht se prindërit e mi ishin kundër. Unë nuk i dëgjova dhe u ktheva, sepse më tërhoqi dashuria për vendin tim. M’u duk si një mision për të bërë diçka për fshatin. Zhulatin e shikoja si një shqiponjë të shqepur, e të lënë mënjanë. Doja patjetër të bëja një gjë për ta shëruar. Kështu erdha në Zhulat, investova në shtëpinë time. Që në 2014-qën filluan të vijnë turistët në shtëpinë tonë dhe që atëherë nuk ndaluan kurrë. Unë jetoj vetëm me punën si skulptor, kam dhe një fermë me bletë, pulat, vreshtari.”, tregon zoti Keraj në DritareTV./K.C/dritare.net