Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zhulat, thesari i Gjirokastrës!

Zhulat, thesari i Gjirokastrës!

Zhulati të pret në me aromën e kafesë turke te lokali në qendër e me aromën e bukës së ngrohtë të shtëpive. Ditën zonjat me përparëse dallohen qosheve shtëpive me fshesë melekuqe në duar, e përparësen e zezë me pikat e bardha.

Ato llafosen kur takojnë në bahçe apo në rrugicat që ndajnë shtëpitë nga njëra-tjetra, ndërsa burrat vishen e kollarisen, e çoç ku bëjnë te lokali në qendër. Edhe aty, shërbehen nga një zonjë. Te punët ndahen, burra e gra. Ama fjalët mjaltë, kush e kush, i ka më shumë. Të pashoq në mikpritje. Të presin e përshëndesin, si askush ndër të tjerë.

Qetësinë e fshatit, e thyejnë vetëm zhurmat e natyrës. Rrallë herë edhe makinat e vjetra që nxisin nxitimthi maloren e rrugës së kalldrëmtë, për në qendër të fshatit. Por me pranverën thonë banorët, edhe fshati gjallërohet. Nisin turistët. Kthehen banorët që dimrin e kalojnë në Gjirokastër, apo tjetër kund tej kufirit. Me lulet çel i gjithë Zhulati, derisa e gjithë rruga të përfundojë e fshati, të ketë kaherë pranverë.
Zhulati, thesari i Gjirokastrës! /L.F-dritare.net

Ndiqni të plotë në kanalin tonë zyrtar në YouTube: Dritare Tv!
Mos harroni të abonoheni!