Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si e dogji greku fshatin më të bukur të Gjirokastrës!

Si e dogji greku fshatin më të bukur të Gjirokastrës!

20 minuta larg Gjirokastrës është Zhulati. Fshat me histori e zakone, që është bërë i preferuari i turistëve që vizitojnë jugun. Dritare TV ishte në Zhulat.

Kapo Gjoca kryeplaku i Zhulatit, na tregoi historinë e fshatit.


“Sot jemi rreth 45 shtëpi me 130 banorë. Më shumë banorë ka pasur në 1914. Greku i vitit 1914, greku e dogji fshatin. Ndaj më shumë se gjysma e banorëve ikën përgjithmonë. Asokohe kanë qenë rreth 800 shtëpi, ndërsa në komunizëm ishim 250 shtëpi. Gjatë beharit banorët vendas kthehen. Njerëzit janë të etur për vendin e tyre, sepse Zhulati ka një shtrirje ideale, kemi edhe tokë edhe blegtori.

Ne kemi rreth 5 mijë bagëti të imta në fshat. Dhe gjithë ky prodhim shkon në Gjirokastër. Ka familje që kanë 700-800 kokë dhenë.


E vetmja që na mungon është një përkrahje. Si zonë jemi shumë e pasur. Kemi bimë medicinale të ndryshme, rigon, çaj, bli, murriz. Të gjithë mbeten pa mbledhur sepse nuk ka njerëz. Zhulati me rrugën e re, është 20 minuta larg Gjirokastër. Rruga është bërë pas 2013, ndërsa asfalti mendojmë që do të mbarojë këtë vit.
Ndërkohë na vizitojnë shumë turistë, janë shumë të kënaqur.

Dalin shëtisin maleve. Është fshat me ujë të bollshëm, ka ujëvara, shtigje ku mund të bësh ecje, ndaj ata kënaqen.
Të rinj ka, jo shumë por kanë gjetur rrugën e vet këtu. Disa merren me blegtori e bujqësi. Por ka edhe nga ata që kanë mbaruar shkollat e larta, dhe ndonëse punojnë në qytet jetojnë këtu.
Emigracion ka shumë. Rreth 30 shtëpi mund të ketë pa një fëmijë emigrant. Kanë emigruar në Kanada, në Amerikë, në Gjermani, Francë, Angli, e Greqi.


Unë do t’ju bëja thirrje të gjithëve të kthehen në Zhulat. Të investojnë. Sepse mund të jetohet dhe jetohet shumë mirë.
Xyflo Muxhai, është një ndër to që jo vetëm ka investuar në shtëpinë e tij, por edhe në fshat, duke bërë një rrugë.
Turistët kërkojnë të vijnë të jetojnë këtu, të blejnë tokë apo shtëpi. Dhe ne i mirëpresim, të vijnë e të investojnë sepse ky fshat do të jetë shtëpia e tyre”, u shpreh zoti Gjoca./L.F-dritare.net

Ndiqni të plotë në kanalin tonë zyrtar në YouTube: Dritare Tv!
Mos harroni të abonoheni!