Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Pse ka mbishkrime greke në Bylis! Flet Neritan Ceka!

Pse ka mbishkrime greke në Bylis! Flet Neritan Ceka!

Në ndërtesat e rrënuara në qytetin e lashtë të Bylisit gjen edhe mbishkrime greke. Arkeologu Neritan Ceka nga Bylisi, tregon për gazetarin Dritan Hila në DritareTV se përse ishte kjo terminologji greke, kryesisht për mënyrën sesi funksiononte sistemi i drejtimi të qytetit 900 vjet më parë.


“Mbishkrimi në disa vende është në gjuhën grekë. Në disa prej tyre që kemi zbuluar përmendte Prytanën që ishte kryetari ekzekutiv i qytetit, Strategu, komandanti i trupave këmbësore, Iparku që ishte komandanti i trupave kalorësiake, Gramateu, sekretari. Në këtë pjesë të murit shkruhet në greqisht: “Ndërtimi i këtij muri u bë me plaçkën e luftës.” Pra një pjesë e priterminologjisë është marrë nga grekët. Funksioni prytan, tregon se kemi pasur sistem demokratik sepse kryetaret zgjidheshin çdo vit se kishin frikën e korrupsionit. Por po të shkosh në Epir, kryetari i qytetit nuk është më Prytani, një civil si në Bylis, por ishte strateg, ushtarak. Pra kanë dhe diferencat e tyre sepse nga sistemi varej cili nga komunitetet dominonte, ai ushtarake apo civil. Pjesa më e madhe e emrave në Bylis janë ilirë dhe po ta shikosh emrat janë përkthyer nga ilirë në greqisht dhe nuk janë tipikë grekë.”, thotë profesor Ceka në DritareTV./K.C/dritare.net