Na ndiqni edhe në

Histori Shqiptare

Si u shkatërrua Bylisi! Flet Neritan Ceka

Si u shkatërrua Bylisi! Flet Neritan Ceka

Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë. Nëse e krahasojmë me Apoloninë, Butrintin ose Durrësin, Bylisi nga numri i monumenteve të gërmuara dhe nga gjendja e ruajtjes së tyre zë vendin e parë. Ai është destinacion i shumë vizitorëve të apasionuar pas historisë, arkeologjisë apo arkitekturës.
Qyteti u shkatërrua nga dyndjet barbare në vitin 586 gati 1000 vjet nga themelimi i saj.

Por ajo ka mbetur është padyshim një prej qendrave më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë. Gazetari Dritan Hila ishte në Bylis bashkë me arkeologun që e zbuloi qytetërimin e lashtë ilir, zotin Ceka. Arkeologu tregon se si u shkatërrua Bylisi në vitin 586.


“Të gjitha këto që duken janë themele banesash. Nga një qytet i një republike ilir të bylinëve, kthehet në qendër peshkopate. Shumë e rëndësishme që gjatë shekullit të pestë dhe të gjashtë në fillim kemi peshkopatën e Bylisit dhe Apolonisë dhe më pas kemi vetëm Peshkopatën e Bylisit. Prandaj ka 5 kisha të jashtëzakonshme që nuk e humbën kurrë shkëlqimin e tyre. Fundi i Bylisit erdhi nga mosfunksionimi i sistemit. Ra Perandoria Romake dhe pastaj ra ajo Bizantine. Dhe pastaj u ringjall në shekullin e 9-të, nga Bylisi, peshkopi zhvendoset në Ballsh.”, thotë zoti Ceka në DritareTV./K.C/dritare.net