
Si u krijua Bylisi, qytetërimi ilir i thesareve!
Dritare.net
Bylisi është një nga qytetërimet ilire më të rralla dhe të jashtëzakonshme që ka Shqipëria. Për arkeologun Neritan Ceka është një nga qendrat arkeologjike më të bukura të botës. Edhe për nga historia, mënyra si u krijua më shumë se 1000 vjet më parë. Në një bisedë me gazetarin Dritan Hila, Ceka tregon historinë e krijimit të Bylisit dhe pse ndryshon nga qytetërimet e tjera ilire.
“Unë, Skëndër Muçaj dhe Llazi Papajani erdhëm të parët na Bylis në 1978-ën. Bylisi ishte vetëm një kullotë. Ndërsa sot kemi një qytet antik, që i përket trashëgimisë kulturore të vendit tonë. Është një qytet tipik ilir dhe një park i madh arkeologjik. Ka pasur dy qytetërime para Bylysit. Ishte Gurzeza, një mbulim ilir që u shkatërrua nga romakët dhe u gjetën dy thesare, ai i mbretit Manul dhe një tjetër akoma më i madh me monedha brunxi. Është kryeqyteti i Monunit, mbreti ilir që është bashkëkohës i Pirros së Epirit rreth vitit 280 para erës sonë dhe është më i hershëm se Bylysi. Pra qytetet nuk u krijuan në të njëjtën kohë, siç thuhet se u krijuan si rezultat i ndikimit të Apolonisë. Pastaj qyteti i parë i shekullit të V është Klosi që është shumë afër. I dyti si qytet është Gurzeza, që është një qytet rreth 20 hektarë. Kjo zonë kontrollonte gjithë trafikun që vinte nga Apolonia. Kontrolli i kësaj rrugë bëri që të merret një vendim që u fiksua në një pllakë plumbi e gjetur në Dodonë, ku bylinët pyesnin dodonët se kujt perëndie do ia kushtonin investimin e afërt që do bënin. Bëhet fjalë për themelimin e Bylysit që daton rreth vitit 360-350 para Krishtit. Të gjitha këtu janë me prejardhje ilire. Natyrisht në ndikimin e fortë që vinte nga Apolonia, por asgjë nuk është kopjuar. Këtë stil fortifikimi nuk e gjen në Apoloni. Ilirët ishin mjeshtër të punimit të gurit.”, thotë Neritan Ceka./K.C/dritare.net

















