Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Neritan Ceka: Ju tregoj Bylisin, qytetin më madhështor Ilir

Neritan Ceka: Ju tregoj Bylisin, qytetin më madhështor Ilir

Bylisi antik ndodhet vetem 4 km nga rruga kryesore e Ballshit. Qyteti shtrihet në një sipërfaqe prej 30 hektarësh.

Ai është destinacion i shumë vizitorëve të apasionuar pas historisë, arkeologjisë apo arkitekturës.
Qyteti u shkatërrua nga dyndjet barbare në vitin 586 gati 1000 vjet nga themelimi i saj.

Por ajo ka mbetur është padyshim një prej qendrave më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë.

Neritan Ceka: Ju tregoj Bylisin, qytetin më madhështor Ilir

Mbi të gjithë një pasuri e paçmuar. Gërmimet për qytetin ilir të Bylis nisi në vitin 1976.
Për vite me radhë aty punuan gjeneralëte arkeologjisë shqiptare të ndihmuar nga një ushtri studentësh dhe punonjësisht.
Ata nxorën në dritë rrënojat e qytetit duke dokumentuar historinë ilire!
Pjesa më e njohur e qytetit që sipas rindërtimit ka qenë po aq madhështor sa ato të qyteteve antike më të njohura të historisë.
Teatri me 7500 spektatorë shërbente jo vetëm për shfaqje të ndryshme teatrale dhe muzikore për banorët e qytetit dhe zonave përqark tij por edhe si vend mbledhjesh ku merreshin vendime të rëndësishme për fatet e bashkësisë byline.

Neritan Ceka: Ju tregoj Bylisin, qytetin më madhështor Ilir

Gjatë një reportazhi nga gazetari Dritan Hila së bashku me arkeologun Neritan Ceka, na riktheu në vëmendje punën e bërë aty për vite me radhë nga emra të njohur të arkeologjisë shqiptare që nxorën në dritë Bylisin, një qytet tipik ilir.

Fillimet e tij i takojnë mesit të shekullit të IV-të para Krishtit dhe deri në fundin e shekullit të VI-të pas Krishtit.

10 shekuj jetë që kanë lënë pas këto gjurmë dhe histori.

Shëtitoret ose stoat janë një pjesë tjetër e rëndësishme.

Arkeologu Neritan Ceka shpjegon se stoa A e gërmuar në vitet ’80 është një prej monumenteve më të mëdhenj të Qytetin Antik i ndërtuar me dy kate.

Të famshme janë 5 bazilikat që tregojnë 3 periudhat kryesore të jetës në qytetin përfaqësues të qytetërimit ilir.

Neritan Ceka: Ju tregoj Bylisin, qytetin më madhështor Ilir

Bazilikat e Bylisit janë ndër monumentet më të pasura në Ballkan jo vetëm për dyshemetë me mozaikë në një sipërfaqe prej 1000m2, por edhe për skulpturën e pasur dekorative.

Motivet janë të ndryshme. Mbizotërojnë ato floreale, gjometrike, zoomorfe e njerzore si interpretim i dogmës kristiane por nuk mungojnë edhe skena me pamje nga jeta e perditshme.
Qyteti u shkatërrua nga dyndjet barbare në vitin 586 gati 1000 vjet nga themelimi i saj.

Por ajo ka mbetur është padyshim një prej qendrave më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë./L.F-dritare.net