Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Zbulohet në Bylis vendndodhja e tempullit të Agustit!

Zbulohet në Bylis vendndodhja e tempullit të Agustit!

Bylisi antik ndodhet vetem 4 kilometra nga rruga kryesore e Ballshit. Qyteti shtrihet në një sipërfaqe prej 30 hektarësh. Ai është destinacion i shumë vizitorëve të apasionuar pas historisë, arkeologjisë apo arkitekturës.
Qyteti u shkatërrua nga dyndjet barbare në vitin 586 gati 1000 vjet nga themelimi i saj. Por ajo ka mbetur është padyshim një prej qendrave më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë.

Gazetari Dritan Hila dhe arkeologu Neritan Ceka ishin në Bylis dhe treguan në DritareTV, qytetërimin e lashtë ilir që po zbulohet gjithnjë e më shumë, vit pas viti.

Ceka tregoi edhe vendodhjen e tempullit të Agustit. Arkeolog Neritan Ceka, thotë se tempulli i shekullit të parë është i pozicionuar në pjesën jugore të altarit.

“Ky është tempulli i Augustit në kohën e konolizimit të Bylisit, i takon fundit të shek.I.”, thotë Ceka.

Krahas tempullit, sipas Cekës është zbuluar edhe një mbishkrim.

"Këtu kemi diçka interesante. Te ky blloku këtu lexon; “I biri i Cezarit, Agusti, e lejoi”, pra i dha kolonisë romake të drejtën që të ruante muret. Nganjëherë shikojmë dhe mbishkrime të tjera të lashta që tregojnë se ky ishte themelim i Cezarit dhe të tjera që thonë se është koloni e themeluar nga Agusti.", tha Ceka në DritareTv.

Zbulimet arkeologjike në qytetin antik të Bylisit kanë nxjerrë në dritë objekte të ndryshme, të cilat përbëjnë fondin e pasur të vlerave, që mbart ky qytet i lashtë./K.C/dritare.net