Na ndiqni edhe në

Sport

Hidhet shorti i Kategorisë së Parë, ja kush do të jetë kundërshtari i Tiranës në debutim!

Hidhet shorti i Kategorisë së Parë, ja kush do të jetë
Është hedhur sot në ambientet e FSHF-së shorti i sezonit të ri të kampionatit të Kategorisë së Parë.

Në javën e parë goglat kanë vendosur që Tirana të presë në shtëpi Ilirinë e Fushë-Krujës, ndërkohë që një tjetër duel interesant do të jetë ai mes Besës dhe Dinamos në Kavajë.

KATEGORIA E PARË

GRUPI A – JAVA 1

Egnatia – Vllaznia B

Besëlidhja – Tërbuni

Besa – Dinamo

Erzeni – Korabi

Kastrioti – Burreli

GRUPI B – JAVA 1

Shkumbini – Bylis

Tirana – Iliria

Tomori – Pogradeci

Apolonia – Shënkolli

Turbina – Naftëtari