
Heqja e pasaportave diplomatike kombëtares, reagon Cakaj: E pavërtetë!
Dritare.net

Me anë të një postimi në tëitter vetëm pak minuta përpara nisjes së ndeshjes Shqipëri-Islandë, Cakaj pasi i ka uruar suksese ekipit kombëtar në këtë përballje, e ka hedhur poshtë këtë lajm duke e quajtur të pavërtetë.
"Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pashaportave diplomatike të kuqezinjve është fundekrye i gënjeshtërt"- shkruan Cakaj ne Tëitter.
Një ditë më parë ishte futbollisti Andi Lila i cili publikisht u shpreh se u ishte hequr pasaporta diplomatike, e përfituar pas kualifikimit në Euro 2016. Por i menjëhershëm ka qenë dhe sqarimi i kreut të diplomacisë shqiptare, i cili ka siguruar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur./ Dritare.net

















