Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjendet një trup i pajetë në Tiranë

Gjendet një trup i pajetë në Tiranë
Në mesditën e sotme, në kryeqytet është gjendur një trup i pajetë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës. Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës” , në një ndërtesë që ka shërbyer si  kabinë elektrike por tashmë  është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime  nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se shkaku i vdekjes është  për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia./L.F-dritare.net