
Gjendet i vdekur në Itali 23-vjeçari shqiptar, ishte në arrest shtëpie
E Shtunë 20 Gusht 2016, 15:03
Dritare.net

Alarmi është dhënë nga familjarët e të riut, emigrantë shqiptarë me dokumente te rregullta në Itali, të cilët lajmëruan policinë, pasi i biri nuk hapte derën e apartamentit dhe as telefonin.
Karabinierët ndërhynë duke u futur me forcë në banesë, ku gjetën trupin e pajetë të 23-vjeçarit.
Sipas hetuesve italianë, të gjitha pistat nuk përjashtohen, por më e besueshmja mbetet ajo e vrasjes.
I riu shqiptar ishte një emër i njohur për policinë italiane, pasi kishte precedentë për shpërndarje droge dhe përndjekje. Kohët e fundit ai qëndronte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi, pasi kishte kërcënuar dhe përndjekur ish-të dashurën e tij italiane.

















