Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

'Gjejini një burrë të qetësohet!' Ja si i përgjigjet Mira Kazhani, Jul Dedës!

'Gjejini një burrë të qetësohet!' Ja si i
Mëngjesin e sotëm, aktori i humorit Julian Deda ka shpërthyer ndaj gazetares Mira Kazhani, në lidhje me qëndrimin e saj për protestën e banorëve të Astirit . Përmes një postimi në Facebook, Julian Deda shkruan: "Kësaj gazetaruces populiste, që protesta e banorëve të Astirit i duket dështim, gjejini një burrë të qetësohet, se gjynah!"

Menjëherë pas këtij statusi, ka reaguar gazetarja përmes një postimi në Instastory. "I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Mesa shoh as gruaja jote nuk ka", ka qenë përgjigja që i ka dhënë Mira Kazhani./E.B-dritare.net