
Fshiu tatuazhin me fytyrën e saj, si e tradhëtoi ish e dashura Noizyn
Dritare.net

Fëmija që sollën në jetë, këtë vit feston dhjetëvjetorin, por reperi tashmë i famshëm u njoh me nënën e vajzës së tij para se të festonte 20vjetorin, pikërisht në moshën e adoleshencës. Ajo ishte një vajzë simpatike nga Shqipëria, me të cilën ra në dashuri dhe shumë shpejt u bë baba. Iu rikthyem kësaj historie për faktin se vetëm pak ditë më parë, Noizy fshiu nga trupi i tij tatuazhin me portretin e ish-partneres, duke e zëvendësuar me një mikrofon dhe me një kurorë.
Mediat e lidhën këtë fakt me lajmin se Noizy është në prag fejese me një tjetër vajzë shqiptare që jeton në Francë, por vetë reperi e përgënjeshtroi lajmin, duke sqaruar në Instagram se në gjithë këtë histori nuk ka diç ka të vërtetë. Edhe pas kthimit nga Anglia, periudhë që ka të bëjë me nisjen e një cikli të ri jete për këngëtarin, që u pasua nga fama, jeta e shfrenuar dhe paratë, asnjë vajzë nga ato që ai njohu në këto vite nuk e zuri dot vendin e asaj të parës, që pati lidhje para famës.
Sipas miqve të afërt të këngëtarit, vajza me tipare të thjeshta dhe asgjë bombastike në pamjen e saj, i kishte mbetur fiksim Noizyt, për faktin edhe se ajo e kishte tradhtuar kur ishin bashkë. Sipas tyre, jo vetëm që e kishte tradhtuar, po dhe ia kishte pohuar vetë këtë fakt duke e lënduar edhe më shumë. Pavarësisht të gjithave, Noizy nuk mund ta harronte atë që ai e quante në biseda dhe intervista thjesht “mami i vajzës”, duke vendosur ta pikturonte por tretin e saj tatuazh në krah.
Nuk dihet nëse tani ai do të ketë mundur ta hedhë pas krahëve totalisht atë histori dashurie, që ishte e para dhe më e forta e jetës së tij. Edhe pse ai u kthye në Shqipëri, marrëdhënia me vajzën ka qenë shumë e ngushtë, madje ai i dedikoi asaj një nga këngët më të bukura e prekëse, me fjalët e babait të përmalluar, “Noku i vogël”. Reperi, përveç shumë i suksesshëm në muzikë, është një baba i përkushtuar, pasi i shkurton shpesh distancat mes Tiranës dhe Londrës, për të takuar Leandrën 10vjeçare, e cila jeton me nënën e saj në kryeqytetin anglez.
JETA E NOIZYT PARA FAMËS NË ANGLI, MES BOKSIT DHE LIDHJES SË ÇMENDUR TË DASHURISË
Reperi Noizy, që ka pas vetes një karrierë si boksier i “streefight” në adoleshencën e tij në Angli, tashmë ka shumë këngë hite në tregun muzikor shqiptar, dhe cilësohet si një nga reperat më të mirë. Por me kthimin në Tiranë, ndërtimin e një apartamenti luksoz në Durrës, ku ka dhe biznesin e tij (një lokal familjar), jeta e tij tani ka ndryshuar kryekëput krahasuar me jetën në Angli. Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë ai, pasi në një intervistë të para shumë viteve dhënë për gazetën “Panorama”, deklaroi se jeta e tij ka qenë si nëpër filma.
”E vërtetë që jeta ime i ngjan një filmi. Madje mund të zbuloj një sekret këtu. Një regjisore italiane, pasi ka ndjekur klipet e mia në YouTube është intriguar, duke realizuar një film dokumentar me jetën time, në kontekstin e një djali të ri shqiptar dhe gjithë aventurat e tij”, është shprehur Noizy në një nga intervistat e tij.
Pikërisht në atë kohë erdhi në jetë vajza nga bashkëjetesa e tij para të 20tave, gjatë kohës që qëndroi në Angli, ku ai kujton dy ekstreme, dashurinë e çmendur për mamin e Leandrës dhe ndeshjet në boksin e rrugës. Po cila ishte e shkuara e këngëtarit të muzikës hiphop?
Ai ishte 11 vjeç, kur familja e tij la Shqipërinë në vitin 1997 dhe u vendos në Londër, në Wooldwhich, një nga zonat ghetto më të rrezikshme në Londër. Noizy ishte i suksesshëm në “streetfight” ku ai u shpall kampion i Londrës, me 15 ndeshje e 15 fitore.
Në vitin 2008 lidhi një kontratë me “ZIG ZAG” on records, në të cilën u realizuan superhitet “O.T.R me zemër”, “Jena mbretër” & “Histori e gjatë” . Albumi i parë i Noizyt “Pak më ndryshe” zgjati gati 1 vit të plotë për t’u realizuar në mënyrë shumë profesionale, për t’u pasur nga shumë hite më vonë. Noizy njihet për miqësitë me VIPat, si Blerim Destani, MC Kresha, Duda etj.
Por kur bëhet fjalë për armiqtë, ai pothuajse në çdo këngë të tij fyen këngëtarët e “Babastars”, me të cilët është përleshur edhe fizikisht në Zyrih të Zvicrës, konflikt që arriti kulmin vitin e kaluar në Prishtinë. Sa për historitë me femra, ai ka deklaruar në intervista se pas ndarjes nga femra që dashuroi, ai numëron eksperienca me mbi 100 femra në jetën e tij./Panorama

















