Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fotot që dëshmojnë se roli mashkull-femër ka ndryshuar

Fotot që dëshmojnë se roli mashkull-femër ka ndryshuar
31 vjeçari Eli Rezkallah nga Libani teksa ndodhej në një mbrëmje falënderimi dëgjoi një të afërmin e tij duke thënë se gratë duhet ta kryejnë më mirë rolin e tyre në pastrim dhe gatim.

I frymëzuar nga kjo që i afërmi tha, Eli vendosi të transformojë rolet e burrave dhe grave në disa foto të reklamave të vjetra të viteve 40’ 50’ dhe 60’.

Eli thotë, "E di që jo të gjithë njerëzit mendojnë si të afërmit e mi, por u habita që këto pikëpamje ende ekzistojnë. Ja pse e krijova këtë projekt ku mund të shijojnë helmin e tyre seksual".

Dritare.net dëshiron t’ju tregojë një seri të fotografive që ilustrojnë ndryshimet që kanë ndodhur në shoqëri gjatë gjysmës së fundit të shekullit.

Shpresojmë se arti i Eli-t të jetë një arsye që varros idenë se gratë duhet të bëjnë gjithë punët e shtëpisë.

1 .Kollaret e Van Heusen

2. Kafeja Chase dhe Sanborn, vitet 1950

3. Birra Schlitz

4. Rrjeti i fast food Hardee

5. Pantallonat e z.Leggs

6. Pantallonat e najlonit Chemstrand, 1940

7. Detergjenti Lux, 1956

8. Fshesa me korrent Hoover, 1950

9. Ketchup-i Alcoa Alumini, 1950

Eli Rezkallah filloi të punonte si fotograf në moshën 16 vjeçare në fushën e modës. Më pas ai u bë drejtor kreativ i shfaqjeve të modës. Sot ai menaxhon revistën “Plastik”. Puna që bëri Eli ishte me të vërtetë një punë e madhe duke iu drejtuar një problemi që ende sot është aktual. Atë të barazisë gjinore./ E.B- dritare.net