Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fotoja e Ramës me Obamën, Berisha: Kryeministri të dënohet me 5 vjet burg nga drejtësia amerikane!

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar kërkesën e opozitës për hetimin e kryeministrit Rama, në lidhje me financimin e panjohur për një foto të Edi Ramës me ish-presidentin amerikan, Barack Obama.

I ftuar në Ora News, Berisha tha se Rama duhet të dënohet me 5 vjet burg nga drejtësia amerikane. Berisha tha se nuk ka besim te Prokuroria shqipatre, pasi sipas tij kryeprokuror është Rama.

 “Unë nuk kam besim tek Prokuroria jonë sepse kryeprokuror është Rama, por kam besim tek drejtësia amerikane, e cila pasi kryqëzoi bashkëshorten e tij, tani e ka radhën Edi Rama për dy vepra të mëdha penale, thyerja e ligjit elektoral të SHBA dhe për mashtrim, dhe këto dy dënime së bashku shkojnë të paktën 5 vjet, me lehtësira. Të përgatitet për ishullin Alkatraz, sepse aty i kanë amerikanët burgjet, dhe atje shkon. Ata kanë prokurori dhe e çojnë”, tha Berisha./E.B-dritare.net