Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Shkodran Mustafi bëhet baba për herë të parë, tregon emocionet

Foto/ Shkodran Mustafi bëhet baba për herë të parë,
Qendërmbrojtësi i “topçinjve” të Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka zbuluar gjatë ditës së sotme, në profilin e tij në “Twitter”, se ai dhe gruaja e tij Vjosa Kaba janë bërë zyrtarisht prindër.

Gjatë një postimi në rrjetin social, ai ka pozuar me fëmijën e tij duke shkruar: “Shumë i lumtur t’iu njoftoj lindjen e vajzës sonë. Nuk di si ti përshkruaj emocionet tani, mund të them se është dita më e bukur e jetës sime. Baba krenar.”

Gjithashtu edhe qendërmbrojtësi i kombëtares gjermane, Mustafi, nuk ka mundur ta fshehë lumturinë e pamasë duke prezantuar vajzën e tij në fotot e postuara.