Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Shampanja, ngjyra trend e flokëve për Vitin e Ri

Foto/ Shampanja, ngjyra trend e flokëve për Vitin e Ri
Viti i Ri është vetëm disa ditë larg, që do të thotë se, është koha për të larguar verën ose çfarëdo pije që ju bëtë plan të  pini  këtë sezon dhe në vend tyre të hapni shishet e shampanjave. Meqë nuk ka mënyrë më të mirë për të ringjallur Vitin e Ri, se me një shishe shampanjë, pse të mos hidhni edhe një hap më tej? Pse nuk provoni t'i lyeni flokët ngjyrë shampanje.

Hija bionde, me nuanca të arta për flokët tashmë është kthyer në trend në Instagram. Biondia e artë, ose e akullt dhe shampanja janë përzierjet ideale të ngjyrave të flokëve. "Kur rrënja është më e ngrohtë dhe shkrihet në këtë bionde të ndritshme, ngjyrë bezhë me një nuancë të artë, ngjan me një gotë shampanjë.",- thotë një nga parukierët më të mëdhenj në SHBA. Dritare.net ka sjellë për ju, në fotogalerinë më poshtë, trendet më të bukura të shampanjës, si ngjyrë folkësh./K.C/dritare.net