Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto nga Italia/ Myslim Murrizi thumbon Berishën: Ju thafshin duart fotografes dixhit-hale

Foto nga Italia/ Myslim Murrizi thumbon Berishën: Ju thafshin duart
Një ditë më parë deputeti Myslim Murrizi është fotografuar në Itali duke bërë shoping.

Murrizi ka reaguar në lidhje me këtë foto, ndërsa thumbon Berishën teksa shkruan se ju thafshin duart fotografes dixhit-hale, që e ka nxjerrë Arberin me kurriz me bluzë të bardhë veshur mua nuk ma paska kapur keq”.

Murrizi shton se ai udhëton shpesh pasi asnjë vend nuk i ka hequr vizën atij.

“Dje në Serravale me shokun tim më të mirë Arber Murrizin.

Ju thafshin duart fotografes dixhit-hale, që e ka nxjerrë Arberin me kurriz me bluzë të bardhë veshur mua nuk ma paska kapur keq, por e ftoj që të më shkruajë në inbox që t’i bëjë pagesen e fotos.

Ngaqë e kam frikë  avionin dhe nuk jam nga ata që bredhin me tutorë nga pas si qen lidhur pas zinxhirit.

Unë udhëtoj shpesh me makinë por jo me audi 003 dhe me mall ngarkuar, por me familjen time e për kokërr të qejfit.

Edhe para vitit 2010 kam udhëtuar sepse nuk më ka hequr vizën asnjë ambasadë.

Ftoj çdo fotografe- refugjatë dixhit- hale të ma kapë foton tjetër pak më drejt dhe pak më ngadalë, që të me kënaqë edhe mua, jo vetëm veten e saj.”- shkruan Murrizi në reagimin e tij./ I.M-Dritare.net