Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto në Miss Europa/ Valbona Selimllari rikthehet pas në kohë

Foto në Miss Europa/ Valbona Selimllari rikthehet pas në kohë
Edhe pse kanë kaluar shumë vite, që kur ajo rrëmbeu kurorën e misit, Valbona Selimllari, ruan ende atë bukuri natyrale. Shumë pak (për të mos thënë aspak) tipare kanë ndryshuar tek ajo.

Me të njëjtën buzëqeshje, e ëmbël, sot ajo vazhdon të mbajë epitetin, gruaja më e bukur shqiptare.

Sot Selimllari është rikthyer pas në kohë, në vitin 1992, kur rrëmbeu kurorën e misit në Shqipëri.

Tashmë miset në mbarë botë nuk prezantohen më si dikur, dhe këtë e dëshmon më së miri edhe Valbona.

Në miss Europa, po në të njëjtin vit, ajo është prezantuar me veshjen tradicionale të Tiranës.

Në atë vit ajo u kualifikua në listën e 12 vajzave më të bukura në Europë./L.F-dritare.net